“Tyson Fury eshte i cmendur. Nuk duhet te ngjitet me ne ring”

Lidhur me artikullin:

Nje nga promotoret me te njohur te boksit, britaniku Eddie Hearn, qe eshte edhe menaxheri i Anthony Joshua, ka bere me dije sot se kampioni i botes i peshave te renda, Tyson Fury nuk do te ngjitet me ne ring. Fury, 28 vjeç, nuk ngjitet ne ring qe nentorin e kaluar, kur mposhti me vendim unanim te gjyqtareve ish-kampionin e botes ne fuqi, Wladimir Klitschko ne Duseldorf. Pak dite me pare, ai hoqi dore per te dyten here nga revanshi me ukrainasin, per shkak te problemeve mendore (revanshi i pare ishte programuar per 9 korrik dhe u shty per 29 tetor, por serish u anullua).

“Fury do t’i hiqen te gjithe titujt kampione bote. Do te zhvillojme nje beteje legale ndaj tij dhe do t’ia heqim titujt. Mjaft me me kete njeri te semure. E vetmja frike qe kam eshte se kjo mund te kerkoje nje betejet te gjate ligjore, qe shkon nje vit, por ky sport eshte edhe biznes”, tha Hearn, qe me tej shtoi: “Qeveria e boksit ka duruar boll, pasi nuk kane futur ne arken e tyre asnje qindarke prej 10 muajsh, ndaj dhe durimi e ka nje fund”, u shpreh Eddie Hearn, qe mbron edhe interesat e nxenesit te tij Joshua.

Ka qene vete Hearn ai qe ka propozuar nje duel per titullin kampion bote mes Anthony Joshua dhe ukrainasit Wladimir Klitschko. Vjet, Fury mori titujt kampione bote te kategorise WBA, WBO, IBO dhe IBF, ndersa amerikani Deontay Wilder mban ate WBC. Njeri nga titujt e Fury, ai i kategorise IBF, iu hoq nga drejtuesit e Federates, pasi nuk pranoi te duelonte me boksierin e propozuar prej saj. Titulli doli vakant dhe ate gjerdan e mori Anthony Joshua, kur mundi me “KO” sfidantin Vyacheslav Glazkov.