Tyson Fury humbet titujt boterore. “Tani kam nje sfide me te madhe ne jeten time”

Lidhur me artikullin:

Lamtumire titull i peshave super te renda. Tyson Fury duhet te dezintoksikohet. Lajmin e beri te ditur vete boksieri anglez, aq pasi pranoi se perdorte kokaine per te luftuar depresionin, konfirmon se do te heqe dore nga kurorat ne versionin WBO dhe WBA, lajm ky qe vjen nderkohe qe Federata Britanike e Boksit mund t’i heqe licensen per t’u ngjitur ne ring.

“Tani duhet te impenjohem per t’u perballur me nje tjeter sfide te madhe ne jeten time te cilen e di qe do te fitoj, sic ndodhi dhe me Klitschko, – deklaroi Fury duke shtuar, – I kam fituar kurorat e mia ne ring dhe besoj se duhej t’i humbisja serish ne ring, por ne momentin nuk jam ne gjendje per ti mbrojtur, dhe per kete arsye mora vendimin e veshtire qe te heq dore nga titujt e mi Boterore. Kete e bej per te miren e boksit”.

Ne te njejten kohe agjencia “Hennesy Sports” qe kujdeset per interesat e boksierit konfirmoi vendimin duke bere te ditur se ne kete menyre, Fury “do te jete kohen e duhur per t’u rikuperuar plotesisht, dhe me vemendjen mjekesore te duhur qe meriton ky rast”. Trajneri i tij qe eshte dhe xhaxhai i boksierit, Peter Fury deklaroi “Do te kthehet me i forte per te rimare serish ate qe i takon”.