Tyson Fury pozitiv ne testin e kokaines. Rrezikon heqjen e titujve

Lidhur me artikullin:

Boksieri britanik Tyson Fury, kampion i botes ne peshat e renda ne kategorite IBO, WBA dhe WBO, ka rezultuar pozitiv me kokaine, gjate nje kontrolli antidoping qe i eshte bere me 22 shtator. Lajmi ende nuk eshte zyrtar, por mediat britanike kane bere publike se boksieri ka deshtuar gjate nje testi rutine antidoping qe ka bere para revanshit me ukrainasin Wladimir Klitschko. Per pasoje, revanshi i anulluar me ukrainasin mund te mos zhvillohet me dhe Fury t’i hiqen titujt kampione bote. Kjo nuk eshte hera e pare qe kampioni i botes perfshihet ne nje skandal dopingu edhe pse deri me tani ia kishte hedhur paq, duke mos u denuar asnjehere.

Mesohet se testi rutine antidoping i eshte bere ne urine, para revanshit me Klitschko, revansh qe u anullua pak dite me pare (23 shtator) nga boksieri britanik, pasi ishte “menderisht i paqendrueshem”. Kjo ishte hera e dyte qe Fury anullonte duelin me ukrainasin, pas atij te 9 korrikut, asokohe per arsye demtimi ne kembe. Tashme pritet qe te merret nje vendim per t’i hequr te gjithe titujt kampione bote qe Fury mban dhe i pat fituar nentorin e kaluar, gjate duelit te pare me Klitschko. Ne karrieren e tij, Tyson Fury nuk ka pesuar asnje humbje si profesionist (25 fitore, 18 me KO).