“U zgjuam ne nje shtet tjeter,” shkruan The Guardian per largimin e Britanise nga BE

“Ne jemi zgjuar ne nje shtet tjeter,” hap artikullin e saj prestigjiozja ‘The Guardian’ mbi rezultatin e djeshem te referendumit popullor per largimin e Mbreterise se Bashkuar nga Unioni Europian.

Britania qe ekzistonte deri me 23 Qershor 2016 nuk ka per te ekzistuar me.

Per ata qe drejtuan fushaten e largimit, dhe per maxhorancen e atyre qe e votuan largimin e Bashkimit Europian, ky eshte nje rast per festime. Kjo, kembengulin ata, do te kujtohet si “dita jone e pavaresise”. Qe prej kesaj dite, Britania do te jete nje komb krenar vete-qeverises, pa prangat e dekreteve te Brukselit, raporton ‘The Guardian’.

“Nje ndryshim i thelle paralajmerohet per Britanine e Madhe, nje ndryshim ne menyren se si do te perceptohemi nga e gjithe bota. Per dekada, ne jemi konsideruar si nje vend shume i mire per investime, qofte per t’u transferuar ose thjesht per t’u vizituar duke qene ‘porta’ anglishtfolese per 27 kombet e tjera te Bashkimit Europian. Britania e Madhe kishte pak a shume, statusin e dy boteve, afer SHBA-ve, dhe afer kontinentin europian,” shkruan ‘The Guardian’.

48 % e votuesve ne Mbreterine e Bashkuar votuan pro qendrimit te saj ne Bashkimin Europian, perkundrejt 52 % te tyre te cilet vendosen per largimin e saj nga ‘kontinenti i vjeter’.

/Ky artikull u botua me pare ne Business Mag Albania