Uefa Europa League pa asnjë futbollist shqiptar

Etrit Berisha, Berat Xhimshiti dhe Taulant Xhaka nuk do të jenë pjesë e fazës së grupeve të Europa League. Edhe pse asnjëri prej tyre nuk u aktivizua për asnjë minutë e enjtja ishte një ditë për t’u harruar për skuadrat e lojtarëve shqiptarë në Europa League, me përjashtim të Qarabagut të Ansi Agollit që mposhti 3-0 Sherifin e Tiraspolit dhe avancoi në fazën e grupeve, edhe pse Agolli nuk luajti për asnjë minutë në këtë sfidë, ashtu si Berisha, Xhimshiti e Xhaka.

 

 

Atalanta u tradhëtua pikërisht nga një danez në sfidën ndaj FC Copenhagen, ai dhe kapiteni Papu Gomez humbën penalltitë vendimtare pasi edhe ndeshja e kthimit bashkë me kohën shtesë përfunduan në barazim pa gola ashtu si ndeshja e parë. Me penallti triumfoi Copenhagen me rezultatin 4-3, me ish sulmuesin e skuadrës daneze Cornelius që i ardhur në fushë nga stoli, gaboi penalltinë vendimtare për Atalantën që në këtë sezon nuk do të jetë pjesë e fazës së grupeve të Europa League. Ndërkohë një supergol i Kyriakou në minutën e 53-të kualifikoi në fazën e grupeve qipriotët e Apollon Limasol dhe eliminoi nga ky kompeticionin Basel që me humbjen 1-0 në transfertë doli jashtë Europës pasi në shtëpi kishte fituar me shifrat 3-2.

Luaj online ne Lottosport  www.lottosport.com.al

#LottosportMobile #LuajMeNe #LuajOnline #NePaguajmeNeCast