UEFA: “Ky eshte formacioni me i mire i Champions League”

Nje Top 11 e pabesueshme e perbere duke zgjedhur futbollistet qe jane vleresuar me shume ne keto vite. eshte skuadra e Champions League, nje lloj formacioni “all stars”, qe UEFA ka publikuar ne pritje qe votat e tifozeve te zbulojne formacionin e vitit.

Skuadra me e perfaqesuar eshte Barcelona me 5 lojtare: Puyol dhe Pique jane ne qender te mbrojtjes, ndersa ne mesfushe jane pozicionuar Xavi dhe Iniesta, ne sulm eshte Lionel Messi. Tre futbolliste jane nga Real Madrid: Casillas eshte ne porte, Sergio Ramos, ne mbrojtje, por i zhvendosur ne krahun e djathte, dhe Cristiano Ronaldo kompleton tredhembeshin e sulmit. Lahm (Bayern), Gerrard (Liverpool) dhe Henry (Arsenal) mbyllin armaten qe ne Europe do te fitonte gjithçka me syte mbyllur.

Pse UEFA ka zgjedhur pikerisht keta lojtare? Organizata qe drejton futbollin europian ka dhene edhe motivimet, si ne rastin e portierit ‘merengues’, Casillas:

“Kapiten i Spanjes ne UEFA Euro 2008, 2012, ka fituar edhe Kupen e Botes ne 2010-en, tri here ka qene pjese e Skuadres se Vitit”. Dhe per Pique ka sqaruar se: “Nje nga kater mbrojtesit qe eshte zgjedhur kater here bashke me Alessandro Nesta, Dani Alves dhe John Terry, Pique eshte pjese e ketij formacioni ideal sepse eshte emeruar shtate here, ndryshe nga gjashte heret e konkurrenteve te tjere”.

Me pas vijne te paprekshmit. Sepse keshtu konsiderohen dy mesfushoret e Barcelona-s: Iniesta eshte akoma ne fushe, ndersa Xavi mbetet nje legjende e historise se klubit katalanas.

“Te dy jane perzgjedhur te Skuadra e Vitit dhe nuk mund te perjashtoheshin sepse kane qene thelbesore ne triumfet e Spanjes dhe Barcelona-s”. Ne fund eshte rekordmeni Cristiano Ronaldo, i cili ka shifra te pabesueshme”.

I emeruar plot 13 here, nje rekord i vertete (lexohet ne faqen e UEFA-s), kampioni portugez eshte perzgjedhur te Skuadra e Vitit dhjete here, tri me shume se çdo futbollist tjeter. Ne 2015-en ka qene viti i tete radhazi”.