UEFA merr masa. 3 stadiumeve te EURO 2016 do tu nderrohet bari

UEFA merr masa per fushat e demtuara ne “Euro 2016”. Ne dyert e organit me te larte te futbollit europian, ka patur nje numer te madh ankesash per terrenet me probleme. Trajnere nga kombetare te ndryshme kane shprehur shqetesimin e tyre per kete fakt, duke u theksuar se eshte e veshtire te luash futboll ne keto fusha, pasi futbollistet jo vetem qe nuk mund te japin me te miren e tyre, por rrezikojne te demtohen rende. Shkak per terrenet e renduara ne disa prej stadiumeve te Frances eshte bere dhe moti i keq, por jo vetem. Ky eshte nje problem, i cili eshte raportuar qe ne ndeshjet e para te ketij europiani dhe deri diku ka pasur dhe nje perplasje institucionale midis eksperteve te Federates Franceze dhe atyre te UEFA-s, duke akuzuar keta te fundit se kishin marre vendime te njeanshme.

Keshtu stadiumi i pare qe do t’i nenshtrohet nderrimit te barit eshte Stade Pierre- Mauroy, qe ndodhet ne Lile. Nje tjeter impiant qe do te perfshihet ne rivendosjen e tapetit te gjelber eshte edhe ai Marseille “Velodrome” si dhe “Stade De France”, qe ndodhet ne Paris. Kjo nuk eshte hera e pare qe UEFA detyrohet te nderroje fushen e stadiumeve gjate zhvillimit te kampionatit europian, nje gje e tille ka ndodhur dhe ne Euro 2008, te zhvilluar ne Zvicer dhe Austri.