UEFA nuk e fal Milan. Kuqezinjtë jashtë Europa League

UEFA vepron me dorë të hekurt ndaj Milan. Tashmë është zyrtar lajmi që kishte qarkulluar në mediat italiane gjatë ditëve të fundit. Kuqezinjtë janë pezulluar nga kompeticionet europiane për sezonin e ardhshëm, duke marrë kështu një goditje të rëndë, pasi humbin kështu mundësinë për të marrë pjesë në grupet e Europa League gjatë këtij sezoni një arritje që e kishin siguruar në fushën e lojës Organi i kontrollit financiar për klubet në UEFA i udhëhequr nga presidenti Juan Narciso da Cunha Rodriguez ka ndëshkuar kështu Milanin që gjatë kësaj periudhe ka thyer plotësisht rregullat e fair-play-it financiar për barazimin e bilancit.

 

 

Milani ka 10 ditë kohë për ta ankimuar çështjen në KAS-in e Lozanës me shpresën se Gjykata e Arbitrazhit sportiv do të rikthejë kuqezinjtë në kompetcionet europiane.