UEFA pergatit revolucionin. Finalja e Champions jashte Europes

Lidhur me artikullin:

Finalja e UEFA Champions League mund te zhvillohet pertej kontinentit te Europes, te pakten keshtu ka deklaruar presidenti i ri i UEFA, Aleksander Ceferin. Slloveni do te rihape nje proces tenderimi apo ankandi per vendin qe do te mireprese finalen e Champions. Nje proces qe eshte hapur me mundesine qe finalja te zhvillohet ne New York te Shteteve te Bashkuara te Amerikes.

“Mund te jete thjeshte nje ide, por ne duhet te flasim per kete çeshtje”, deklaroi Ceferin, i cili u emerua ne krye te qeverise europiane te futbollit gjate muajit te kaluar.

Te gjitha 61 finalet e meparshme jane zhvilluar ne Europe, por Ceferin deklaroi se per tifozet nuk do te ishte nje problem te udhetonin ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes. Ai shtoi:

“Per shembull, te udhetosh nga Portugalia per ne Azerbajxhan eshte thuajse njelloj sikurse te udhetosh drejt New York. Eshte nje kompeticion europian, ndaj le te mendojme per kete fakt”.

Konkretisht, UEFA akordon dhe percakton vendin ku do te zhvillohet finalja e Champions League pa iu nenshtruar asnje procesi te hapur tenderimi, me stadiumin prites te finales, i caktuar ne menyre sekrete nga kreu i organizates.

“Procesi i ankandit duhet te jete shume i kristalizuar, sepse nuk eshte aspak ok qe te akordosh vendin dhe stadiumin ku do te luhet finalja e Champions League ose Europa League, si nje favor politik”, deklaroi Ceferin.

Ish-kreu i Federates Sllovene te Futbollit, deklaroi se ai nuk kishte ndermend te sakrifikonte suksesin e kompeticionit duke ndryshuar oraret e ndeshjeve, zakonisht te caktuara ne oren 20.45, per tu perputhur me tregun boteror mediatik.

“Nga nje kendveshtrim financiar, nuk eshte me idealja. Ne duhet te mendojme gjithashtu edhe per tregjet e tjera, por nuk jam ende i sigurte se si duhet te veprojme. Kina eshte financiarisht interesante, ndersa SHBA nuk eshte me vetem financiarisht interesante, pasi atje futbolli po rritet ndjeshem”, deklaroi Ceferin, ne cilesine e kreut te UEFA-s.

Qe nga viti 2010, finalet e Champions League jane zhvilluar gjithmone ne dite te shtune, duke e bere kete ndeshjen e vetme te ketij kompeticioni qe nuk luhet ne mesjave. Ne kete kuader, Ceferin deklaroi se per te rritur numrin e shikueshmerise, nje alternative mund te jete edhe spostimi i ndeshjeve gjysmefinale ne fundjave.

“Ka disa ide ne lidhje me kete çeshtje. Kina nuk bie ne gjume, pasi eshte e shtune dhe ata mund te qendrojne per te pare ndeshjen. Por ka disa problem qe shqetesojne ne lidhje me kalendarin e kampionateve te ndryshme. Kampionatet kombetare jane gjithashtu te rendesishme. Kemi pershembull Premier League qe eshte shume e gjate”, perfundoi Ceferin.