UEFA shpall listen e 10 futbollisteve, kandidate per me te mirin ne Europe

Lidhur me artikullin:

Edhe pse ka ende kohe per ceremonite gala dhe dheniet e cmimeve individuale, pak nga pak kandidaturat po kristalizohen. Uefa beri te ditur listen e reduktuar me 10 lojtare qe do te garojne per cmimin Lojtari me i mire ne Europe per sezonin 2015-2016. eshte e lehte te evidentohet se La Liga dominon listen me Reali Madrid kampion te Europes qe perfaqesohet nga 4 futbolliste , Cristiano Ronaldo, Gareth Bale, Tony Krooos dhe Pepe. Barcelona ka dy futbolliste ne liste, Lionel Messi dhe Luis Suarez, ndersa i vetmi perfaqesues i Atletico Madrid eshte Antoine Griezman finalist i Championsit me Los Colchoneros dhe i Kampionatit Europian me Francen. Nga 3 futbollistet e mbetur ne listen e reduktuar me 10 emra 2 i perkasin Bayern Munchen dhe jane pikerisht Manuel Neuer, dhe Thomas Muller, ndersa gjendet aty dhe portieri i Juventus Giannluigi Buffon.

Eshte e lehte te evidentohet me nje shikim te pare te listes mungesa ne te e Neymar, i cili zakonisht eshte shfaqur ne ceremonite e cmimeve individuale, ashtu si dhe ajo e Sergio Ramos, qe shenoi ne finalen e Championsit. Rasti i mbrojtesit te Realit eshte me befasues pasi ai mungon edhe ne listen e zgjeruar prej 37 emrash, nje liste ne te cilen eshte Will Grig, fenomeni viral i Kampionatit Europian ku nuk luajti asnje minute dhe qe ne nivel klubesh luan ne Kategorine e Trete Angleze. Lista e cila eshte perpiluar nga votat e gazetareve nga 55 vendet anetare te Uefas, do te reduktohet ne 3 finale ne 5 gusht, me fituesin qe do te shpallet ne 25 gusht, me rastin e ceremonise se shortit te grupeve te Champions League.