UEFA zbulon skandalin? Armando Duka favorizon biznesin e tij ne kombetare?

Lidhur me artikullin:

Burime konfidenciale brenda FSHF zbulojne skandalin me te fundit ne Shqiperi. Komisioni i disiplines ka akuzuar per korrupsion dhe konflikt interesi kreun e FSHF Armando Duka i cili kunder legjislacionit europian dhe kodeve te UEFA ka vendosur si reklame ne uniformat e kombetares emrin e biznesit te tij DigitAlb, raporton Opozita.com
Mesohet se Armando Duka ka 20% te aksioneve te DigitAlb, Supersport dhe emrin e biznesit te tij e ka vendosur duke hequr emrin Shqiperi (Albania). Ky eshte rasti me i paprecedent ne historine e futbollit- deklaroi nje zyrtar i UEFA duke iu referuar rastit te fshirjes se emrit Shqiperi me ate Digitalb”

Pritet mbledhja e Komisionit te Disiplines ne UEFA nderkohe qe mediat shqiptare heshtin.

Pas lajmit qe beri publik opozita.com ne lidhje me heqjen e emrit Shqiperi (Albania) nga fanellat e kombetares shqiptare, vihet re nje Screen Shot 2015-04-02 at 9.44.06 PMrebelim masiv ne rrjetet sociale ne lidhje me kompanine mediatike Top-Media dhe Digitalb. Jane qindra statuse dhe komente ne rrjetet sociale qe permblidhen rreth fjales: Tradheti!

Madje edhe kompania telefonike Vodafon ka qene me korrekte ne perdorimin e logos se saj. Ndersa Digitalb nje kompani shqiptare, heq nga bluzat e kombetares se futbollit emrin Shqiperi, dhe e zevendeson me nje tjeter emer, Digitalb! Greket dhe Vodafoni me korrekt se sa vete shteti shqiptar per te perfaqesuar emrin e tij ne nje beteje te vertete nderkombetare, shkruan Opozita.com.

Qytetaret shqiptare e konsiderojne nje gjest te tille te papranueshem dhe jo dinitoz per aq sa i perket perfaqesimit te kombetares tone ne shtetin fqinj, Serbi.

Mesohet, se rebelizmi eshte shtuar edhe ndaj te gjithe atyre personave publik qe kane prezantuar ne profilet e tyre personale ne facebook bluzen e kombetares me logon e kompanise Digitalb.

Nje rast i tille eshte prezantimi i bluzes se kombetares nga artisti Ermal Mamaqi. I cili u fye dhe u kundershtua nga fansat e kombetares shqiptare, duke e quajtur nje ndeshje te tille, Serbi-Digitalb.

Burimi: Opozita.com