Ulja e çmimit te naftes pritet te godase buxhetin e shtetit

Te ardhurat ne buxhet pritet te marrin goditje edhe kete vit nga ulja e çmimit te naftes ne tregjet nderkombetare. Nga Korça ministri i Financave Shkelqim Cani tha se nuk pritej qe renia e çmimit te arit te zi te vazhdonte edhe kete vit.

“Perseri edhe ky vit hyn me nje goditje tjeter qe morrem nga çmimi i naftes. Perseri nuk e kishim parashikuar se çmimi i naftes do te ulej ne keto permasa qe eshte ulur tani. Perseri ajo jep goditje ne te ardhura”, tha Cani.

Por sipas Canit mungesa e te ardhurave nga renia e çmimit te naftes do te kompensohet nga aksioni kunder informalitetit.

Megjithate ne mendojme qe sivjet edhe pse kemi kete goditje si rezultante e nje sere masash te tjere, qe nee quajme aksioni kunder informalitetit do te jape efektet e veta pergjate vitit 2016 edhe me te medha se sa kane qene ne vitin 2015”, vijoi Cani.

Te ardhurat nga importet e naftes zene nje pjese te rendesishme ne buxhet, dhe renia e çmimit ndikon drejtperdrejt ne nivelin e mbledhjes se TVSH. Nderkohe pak dite me pare ishte Banka Boterore e cila uli parashikimet per çmimin e naftes ne bursa nga 51 ne 37 dollare per fuçi.

/Top-Channel/