Unai Emery dhe PSG kerkojne me cdo kusht Carlos Bacca

PSG rikthehet te Carlos Bacca. Sipas gazetes franceze “L’Equipe”, klubi parisien ka rizgjuar edhe nje here interesin per te marre sherbimet e sulmuesit te Milan-it. Kolumbiani, i cili nuk po kalon nje çast shume te mire ne Serie A, eshte ne kontakte te vazhdueshme me ish-trajnerin e tij te Sevilla dhe qe tani drejton skuadren franceze, Unai Emery. Spanjolli do nje sulmues te afte per te qene zevendesues i uruguaianit Edinson Cavani. Megjithate, PSG-ja nuk eshte i vetmi klub i interesuar, pasi duhet vleresuar edhe Valencia, e cila eshte gjithmone ne kerkim te nje sulmuesi pyke.

Duke qene se ne merkaton e veres sulmuesi ishte shume prane largimit nga kuqezinjte, duhet pranuar se largimi ne merkaton e janarit eshte nje hipoteze mese e besueshme. Pavaresisht rendimentit te tij te fundit aspak pozitiv, duket se 26 golat ne 25 ndeshjet e sezonit te kaluar te Bacca-s kane bindur dy klubet qe te tentojne te marrin lojtarin. Megjithate, nga “Milanello”-ja kane nisur te bejne llogarite qe tani dhe nese Bacca do te doje te largohet, ka nje klauzole per te, e cila eshte vendosur jo poshte 30 milione eurove. Nje situate qe vazhdon te jete ne vezhgim nga ana e “Djallit”.