United kualifikohet per ne gjysmefinale. Te rinjte e Arsenal turperohen nga Southampton

Southampton, Manchester United, Liverpool dhe Hull City jane kater ekipet gjysmefinaliste ne Kupen e Liges se Anglise dhe do te luajne gjysmefinalet ne “Wembley” ne muajin janar. Southampton eliminoi Arsenal me fitoren 2-0 ne “Emirates Stadium”. Duke perfituar nga rotacioni masiv qe kishte bere trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger, “shenjtoret” mbyllen gjithçka brenda pjeses se pare me golat e shenuar nga Jordy Clasie dhe Ryan Bertrand.

Manchester United u kualifikua pas fitores 4-1 ndaj West Ham. Zlatan Ibrahmovic shenoi golin e avantazhit per “djajte”, pas vetem dy minutash loje, i sherbyer nga Henrikh Mkhitaryan, por pjesa e pare u mbyll 1-1 pasi miqte nga Londra barazuan me golin e talentit Ashely Fletcher. Ne pjesen e dyte, Anthony Martial beri diferencen per ekipin e Jose Mourinho duke shenuar dy gola, pas pasimeve te Mkhitaryan dhe Valencia. Te United u aktivizua per 4 minuta. per here te pare sivjet, gjermani Bastian Schweinsteiger. Serine e golave e mbylli ai qe e nisi, Zlatan Ibrahimovic.

Te marten, Hull u kualifikua ndaj Newcastle pas goditjes se 11-metershave. 90 minutat e kohes se rregullt u mbyllen 0-0, 30 minutat e shteses mbaruan 1-1, ndersa me penallti Hull fitoi 3-1. Liverpool u kualifikua me fitoren 2-0 ndaj Leeds, ku goli i dyte u shenua nga Ben Woodburn, i cili u be golashenuesi me i ri ne moshe ne historine e klubit “te kuq”, vetem 17 vjeç e 45 dite.