Universiteti i Prishtines mirenjohje per Albanian ICT Awards dhe kandidatet e saj

Universiteti i Prishtines mirenjohje Albanian ICT Awards dhe kandidateve te saj per promovimin e ketij institucioni te arsimit te larte

Dje ne Universitetin e Prishtines u mbajt nje ceremoni e shperndarjes se mirenjohjeve per disa prej finalisteve te edicionit te katert ne shenje vleresimi per pjesemarrje dhe promovim te vlerave te ketij institucionit te arsimit te larte.

Me date 7 Korrik 2016, ne nje ceremoni solemne te organizuar ne zyrat e Rektoratit te Universitetit te Prishtines, Rektori Marjan Demaj, shperndau mirenjohje per Prof. Dr. Blerim Rexha Shef i Departamentit te Informatikes prane FIEK dhe fitues i çmimit ICT Akademiku i Vitit 2015, Arta Shehu Zaimi finaliste ne Kategorine ICT Femra e Vitit me projektin jCoders, Arlinda Sheholli finaliste ne kategorine ICT Diploma e Vitit me projektin e-Health per iOS dhe Ilir Murturi finalist i kategorise ICT Diploma e Vitit me projektin Improving Quality of Election Process using Crowdsourcing Techniques.

Foto gjate ceremonis

Gjate kesaj ceremonie nderuan me pjesemarrjen e tyre, Rektori i Universitetit te Prishtines Prof. Dr. Marjan Demaj, Prof. Ass. Teuta Pustina Krasniqi Prorektore per Zhvillim dhe Cilesi dhe Prof.Asoc.Dr. Naser Sahiti Prorektor per Mesimdhenie dhe Çeshtje Akademike.

prof.dr_.Blerim-Rexha

Rektori i UP-se falenderoi profesoret dhe studentet te cilet perfaqesuan Universitetin e Prishtines ne edicionin e katert te Albanian ICT Awards dhe njekohesisht u shpreh i gatshem per te mbeshtetur dhe shperblyer te gjithe akademiket dhe studentet te cilet perfaqesojne dhe promovojne Universitetin e Prishtines.

Arta-Shehu-Zaimi

Mirenjohjet per kater kandidatet e Albanian ICT Awards shkuan ne shenje vleresimi per kontributin dhe arritjet e tyre te dalluara ne fushen e teknologjise se informacionit dhe promovimin e Universitetit te Prishtines.

Ardian ALaj-ICT Awards

Duke vleresuar arritjet e Albanian ICT Awards dhe duke dhene garanci per nje bashkepunim me te ngushte ne edicionet e ardhshme, z. Demaj foli edhe per reformat ne UP dhe ngritjen e cilesise ne arsim.

Rektori shperbleu me mirenjohje edhe organizatoret e Albanian ICT Awards per kontribut ne ngritjen e imazhit pozitiv te Universitetit te Prishtines ne hapesiren mbareshqiptare.

Arlinda Sheholli

/Universiteti i Prishtines “Hasan Prishtina”