Usain Bolt e ka vendosur se kur do te terhiqet perfundimisht nga garat

Lidhur me artikullin:

Usain Bolt konfirmon deshiren per t’u terhequr nga atletika pas boterorit te vitit te ardhshem. 30-vjecari fitues i nente medaljeve te arta ne tri olimpiada radhazi ne 100, 200 dhe 4 here 100 metra, sqaroi se pas te arrije dhe objektivin radhes do te thote stop.

“Sa me shume te kaloje mosha, aq me shume duhet te sakrifikosh. Nuk besoj se jam i disiplinuar per te mbajtur regjimin e duhur. Une e di se kur eshte momenti per te hequr dore. Gjithmone kam dashur te jem si Pele dhe Muhamed Ali qe dominonin ne sportet e tyre.”

Jeta e nje atleti qe duhet te stervitet intensivisht, por pa hequr dore edhe nga defrimi, eshte subjekti i filmit “Une jam Bolt”, qe i referohet te jetes se tij.

“Kur plakesh duhet te lodhesh me shume. Sinqerisht nuk mendoj se kam sjelljen dhe disiplinen e duhur per te qendruar ne nivelet me te larta. Krahasimi me Michael Johnson? Ai u terhoq kur ishte ne piken me te larte te karrieres, por ka bere ate qe duhej te bente ne sport.”