Usain Bolt: “Kam marre oferta nga skuadra te NFL”

Lidhur me artikullin:

Njeriu me i shpejte ne bote mund te luaje ne futbollin amerikan (NFL) ne te ardhmen. Ka qene vete sprinteri xhamajkan Usain Bolt ai qe ka pranuar se ka marre oferta per te luajtur ne Amerike, ne kete sport ne te ardhmen.

“Kam marre disa oferta, njerez me kane kerkuar per te luajtur ne ekipet e tyre, por nuk dua te permend emra”, ka deklaruar sot per mediat Bolt, fitues i 9-te medaljeve te arta olimpike ne tri edicionet e fundit, ne 100, 200 dhe stafeten 4×100 metra.

Ne nje sport fizik si ai i futbollit amerikan, Bolt mund te mbuloje shume mire pozicionin e sulmuesit anesor, qe eshte i shpejte dhe “sulmon” fundin per te realizuar piken.

“E kam pare disa here kete sport kur kam qene i ri. Nuk eshte nje oferte e keqe, por i trembem perplasjeve fizike, qe mund te me hedhin “KO”, pasi nuk kam fizikun e tyre”, u shpreh Bolt, qe eshte i apasionuar me futbollin dhe tifoz i çmendur i Manchester United. Madje Bolt ka deklaruar se pasi te lere sportin e atletikes, ka deshire te luaje per United.