Usain Bolt: “Mund te garoj ne 2 gara ne vitin 2017”

Lidhur me artikullin:

Usain Bolt le te hapur mundesine e pjesemarrjes ne kampionatin Boteror te Atletikes qe do te zhvillohet vitin e ardhshem ne Londer. Fituese i medaljes se arte ne 100 dhe 200 metra ne tri Olimpiada radhazi, ne nje interviste te fundit per mediat e vendit te tij eshte shprehur se mund te garoje ne te dyja keto gara ne vitin 2017, pasi deshiron te mbroje pozicionin e tij.

Ne fakt legjenda e atletikes, i cili ne fund te Olimpiades njoftoi terheqjen perfundimare, tha se plani i tij fillestar ishte te garonte vetem ne 100 metra vitin e ardhshem ne Londer, por trajneri i tij ka ide te tjera.

“Plani im ishte ky, te garoja vetem ne 100 metra, por duhet ta diskutoj me trajnerin tim. Glen Mills me keshillon te garoj edhe ne 200 metra, por une i kam thene se me mjafton pjesemarrja ne 100 metra. Ne fillim te sezonit do te vendosim se cfare do te bejme, por kjo qe thashe me lart eshte ajo qe kam ne mendje.”

Bolt, i cili mban rekordin ne te dyja garat me 9.58 ne 100 metra dhe 19.19 ne 200 metra, theksoi me tej se nuk ka ndermend te permiresoje asnje nga keto kohe. Ai e pranoi se e ka te pamundur t’i thyeje rekordet e tij, por mund te qendroje ne nivelet te larta, duke qene serish numri nje ne bote edhe ne kampionatin Boteror te Atletikes se vitit 2017.