Usain Bolt rrezikon pjesemarrjen ne Rio 2016

Lidhur me artikullin:

Njeriu i rekordeve, Usain Bolt mund te jete mungesa e madhe e Olimpiades Rio 2016. Kampioni i botes dhe rekordmeni olimpik nuk mori pjese ne garen e Xhamajkes per shkak te nje demtimi serioz ne muskuj qe mund ta detyroje te qendroje pushim per disa muaj. Bolt nuk ishte i pranishem ne piste per finalen e 100 metrave duke ngjallur dyshime se forma e tij nuk eshte optimale dhe sipas mediave vendase, problemi muskular ne kemben e tij te djathte eshte shume serioz. Sprinteri qe mban rekordin boteror te 100 dhe 200 metrave do t’u nenshtrohet analizave me te detajuara dhe nese çdo gje shkon sipas parashikimeve, pas tre javesh ai mund ta kerkoje bileten e kualifikimit ne garen e Londres.

Gjithsesi, “Njeriu i Eres” eshte ne lufte me kohen pasi demtimi i grades se pare kerkon kohe per t’u sheruar plotesisht. “Po i nenshtrohem trajtimit mjekesor dhe shpresoj qe te jem gati ne daten 22 Korrik ne Londer ku duhet te fitoj bileten kualifikuese per ne Rio”, shkruan ai ne profilin e tij ne Twitter duke konfirmuar momentin e veshtire qe po kalon. Bolt eshte fitues i medaljeve te arta ne 100, 200 dhe 4×100 ne olimpiadat Pekin 2008 dhe Londer 2012 dhe mungesa e tij ne Rio do te ishte nje lajm i keq per te gjithe boten e atletikes pasi ai cilesohet si njeriu me i shpejte i historise se ketij sporti ku ka thyer çdo rekord.