Usain Bolt: “Une jam me i miri. Ne Rio nuk do te kem rivale”

Lidhur me artikullin:

24 ore pasi ka mberritur ne Rio, ku garon per te fituar serish tri medalje te arta olimpike, ashtu si ne “Pekin 2008” dhe “Londer 2012”, atleti xhamajkan Usain Bolt eshte i bindur se do te jete serish triumfues. Madje Bolt i ka leshuar sfiden rivalit te tij kryesor Justin Gatlin, duke mos e perfillur mes rivaleve.

“Jam shume me mire. Demtimi ka kaluar dhe pas disa javesh mjekimi tani mund te garoj serish normalisht”, tha sprinteri xhamajkan, gati per sfiden me Gatlin. “Nje vit me pare, ne Boterorin e Kines, me impenjoi shume per ta mundur ne finale dhe te fituar te arten. Por kjo ndodhi, pasi vija nga nje periudhe e veshtire”, tha Usain Bolt.

Atleti xhamajkan shprehet se kete here, mes tij dhe Gatlin nuk do te kete rivalitet dhe shpjegon arsyen:

“Gatlin humbet me mua, pasi nuk eshte mesuar te perballet me nje atlet te forte menderisht, kokeforte, si puna ime. Por kete here nuk besoj se do te jete ne lartesine time dhe nuk do te kem nevoje per metrat e fundit per ta fituar garen. Mendoj se rivale do te jete Lashawn Merritt apo Tryvon Bromell, qe i kam pare te sterviten dhe jane luftetare. Por gjithsesi, ne Rio nuk do te nevojitet fotofinishi per garen e 100 metrave”, u shpreh Usain Bolt.

Finalja me e shkurter ne bote zhvillohet mesnaten e 14 e 15 gushtit, ne stadiumin e famshem “Marakana”.

Ne Brazil shume sportiste nuk kane shkuar nga frika e viruzit “Zika”, por atleti xhamajkan deklaron se nuk ka frike nga ai.

“Eshte i fundit nga problemet e mia. Edhe ne Xhamajka eshte ai virus, por nuk me tremb. Mendoj per garen e jo per virusin”, deklaroi Usain Bolt nga Rio, ku dhe ka nisur stervitjen e ambientimin.

Ne lidhje me faktin se atletet ruse nuk jane lejuar te garojne ne “Rio 2016”, Bolt shprehet i hidheruar per kete lajm.

“Eshte nje moment i trishte, por rregullat jane bere per t’u respektuar. Kur ka prova edhe pasojat jane te renda. Ky mesazh eshte i qarte dhe do te trembe edhe ata qe mendojne se mund te mashtrojne”, deklaroi Usain Bolt, qe ne “Rio 2016” do te garoje ne 100, 200 dhe stafeten 4×100 metra.