Ushtrimet lehtesojne orgazmen

 

Sipas nje studimi te ri, gjithnje e me shume femra kane provuar orgazmen e shkaktuar me ushtrime. Kete lloj orgazme e pranojne, edhe ekspertet e fitnesit, edhe shkencetaret.
Nje studim i paradokohshem amerikan nga Ahmed Zambarakji i bere ne Universitetin e Indianes, sqaron qe orgazma e shkaktuar me ushtrime me se lehti arrihet me ngjitjen ne shtylle po ne litar, ne vozitje te biçikletes dhe ne ngritjen e peshave, pikerisht ne ushtrime jane perfshire edhe ushtrimet e barkut.

Mirepo, ushtrimi bindshem me i mire eshte ai i cili behet me ndihmen e veglave te palestres i cili quhet “karrigia e kapitenit”.

Ky ushtrimi behet ne ate menyre qe llerat i leshoni ne mbeshtetese te karriges te pershtatura ne kend te drejte ne raport me trupin. Pastaj i tendosni muskujt e barkut dhe i ngrini kembet nga dyshemeja duke i levizur gjunjet ne drejtim te gjoksit, dhe pastaj i leshoni poshte. Perseriteni aq here sa te mundeni.

bike

Nga femrat te cilat kane marre pjese ne kete studim, 45 per qind e tyre kane perjetuar orgazmen gjate ketyre ushtrimeve, 26 per qind me ngritjen e peshave, 20 per qind gjate joges, 16 per qind gjate vozitjes se biçikletes dhe 13 per qind gjate vrapimit. Bile, 9 per qind e ketyre fatlumeve kane deklaruar qe kane perjetuar orgazmen edhe gjate ecjes.

Sa i perket shpeshtesise, 40 per qind e te anketuarave kane perjetuar orgazmen te shkaktuar me ushtrime me shume se 10 here.

Shikoni se si behen ushtrimet ne “karrigen e kapitenit”: