Vajza e Johnny Depp, ne Paris gjate sulmeve te mbremshme

Lily -Rose Depp ben te ditur ne Instagram se miqte e saj “ishin bllokuar” ne nje feste pas sulmeve terroriste te Parisit, teksa pranon se “nuk kam pare kurre panik me te madh ne jeten time”.

Aktorja 16-vjeçare, vajza e Johnny Depp, ndodhet aktualisht ne France dhe ishte larguar nga festa pak para se te nisnin sulmet ne kryeqytetin francez.

Duke postuar nje selfie ne Instagram, ajo shkruan: Kjo foto eshte bere para se te dilja nga shtepia dhe te shkoja ne festen ku te gjithe miqte e mi jane bllokuar duke pritur qe e gjitha kjo te mbaroje. Jam me fat qe u largova me heret nga festa dhe qe jam e sigurte ne shtepi, por nuk kisha pare ndonjehere kaq shume panik ne jeten time gjate rruges per ne shtepi”.

/Top-Channel/