Vajza-gjeni karikon telefonat ne 20 sekonda
Harrojeni kohen kur prisnit me ore te tera per te karikuar teresisht baterine  telefonit tuaj, sepse qe sot mjaftojne vetem 20 sekonda dhe e gjithe kjo vetem fale nje vajze 18 vjecare.
Eesha Khare ka shpikur nje akumulator energjie, i cili mund te karikoje lehtesisht dhe shume shpejt ne krahasim me baterite klasike.
E ka quajtur Supercapacitor, nje objekt sensacional qe, ne nje hapesire te kufizuar, lejon qe te permbaje shume energji, karikon shume shpejt ne brendesi dhe e ruan per nje kohe shume te gjate.
Kjo shpikje, gjate ekspozites nderkombetare te shkences nga Intel, ka bere qe vajza e re kaliforniane te fitoje cmimin 50 mije dollaresh ne konkursin per shkencetaret e rinj nga e njejta kompani multikombetare.
Shpejtesia nuk eshte avantazhi i vetem i Supercapacitor, sepse lejon te kompletohen 10 mije cikle rikarikimi, ne krahasim me 1 mije ciklet e baterive te karikueshme tradicionale.
Keto bateri te reja mund te perdoren per te gjithe llojet e celulareve dhe per cdo mjet tjeter portativ elektronik, duke revolucionuar keshtu kohet tona te autonomise nga prizat elektronike.