Valentino Rossi akuzon: “Boterorin e 2015 ma vodhen spanjollet”

Lidhur me artikullin:

Valentino Rossi rikthen tensionin dhe akuzat ne MotoGP, duke drejtuar gishtin nga pilotet spanjolle. Pavaresisht shtrengimit te duarve ne Barcelone, “Doktori” nuk e harron te kaluaren.

“Eshte e qarte qe ma vodhen boterorin e vitit 2015. E bene ne nje menyre qe nuk e prisja. Ajo qe ndodhi ne tre garat e fundit te sezonit te kaluar ishte e pabesueshme. Sjellja e Marquez ishte e turpshme dhe besoj se kjo ia ul vleren titullit te Lorenzo”, deklaroi numri 46 per britaniken “BT Sports”.

Gjate intervistes se dhene, Rossi pranoi se pavaresisht asaj qe ndodhi ne fund, Jorge Lorenzo zhvilloi nje sezon shume te mire, duke e rivalizuar gare pas gare, ne menyre spektakolare.

“Reagimi im ne fillim permbante nervozizem dhe zemerim dhe kjo te orienton drejt gabimeve. Duhet te dish si ta kthesh kete situate ne energji pozitive”, shtoi pezarezi, qe nenvijezoi se “me 320 pike te grumbulluara, ne 9 raste nga 10 te mundshme çdo pilot do te fitonte titullin kampion”.

Me deklaratat e fundit, Valentino Rossi tregon se problemet ndermjet dy piloteve te Yamaha eshte e veshtire qe te sheshohen. Disa plage veshtire se mund te sherohen, edhe kur kane kaluar 11 muaj. Mbi te gjitha kur te mohojne titullin e dhjete boteror ne moshen 36-vjeçare, pas nje sezoni praktikisht perfekt nga “Doktori”.