Valerie O’Brien: "Shqiperia me energji, gjithmone ndodh dicka"

 

RUDINA HOXHA 

Ne intervisten e saj te pare per shtypin shqiptar, Zj.  Valerie O’Brien, Shefe e Zyres se Marredhenieve me Publikun ne Ambasaden e SHBA  ndan me lexuesit e “Gazeta Shqiptare” mendimet dhe pershtypjet e saj per vendin tone, ku u emerua  ne vitin 2013,  per pervojen e saj me median shqiptare dhe mesazhet e saj per gazetaret shqiptare.

Ajo inkurajon gazetaret shqiptare qe te kontaktojne ambasaden dhe ta pyesin per komente. “Ne jemi te kenaqur ta bejme nje gje te tille. Ndoshta nuk do t’ju ofrojme gjithnje komente, por te pakten, ato duhet te fitojne zakonin e te pyeturit. Mendoj se kjo eshte nje praktike e mire per gazetaret qe te ruajne standartet profesionale,” tha O’Brien.

– Znj. O’Brien, ju lutem, a mund te na thoni diçka rreth formimit tuaj? Çfare keni studjuar, pozicionet e meparshme ku keni sherbyer?

– Kam rreth nje vit ne Shqiperi. Jam vertet e lumtur qe kam mundesine te them diçka rreth eksperiences sime ketu dhe punes qe bej ne Shqiperi.  Persa i perket formimit tim, mund t’ju them se para se t’i bashkohesha Sherbimit te Jashtem te Shteteve te Bashkuara te Amerikes 12 vjet me pare jepja mesime te gjuhes spanjolle dhe po mbaroja studimet per doktorature ne degen e letersise spanjolle. Keshtu pra, kisha pritshmeri krejt te tjera mbi drejtimin e karrieres sime para se t’i bashkohesha Sherbimit te Jashtem. Por me terhiqte shume ky  stil jetese. Ndoshta ngaqe kisha qene pjesemarrese ne programet e shkembimeve ne shkollen e mesme. Shkova ne Spanje kur isha vetem 16 vjeç dhe jetova atje rreth 1 vit.  Mendoj se kjo eksperience ndryshoi pikepamjen dhe perspektiven time.  Vertet zgjeroi horizontin tim. Gjithashtu me dha mundesine te mesoj spanjishten.  Mendoj se kjo eksperience la shenje tek une dhe ndikoi ne vendimin tim per te punuar, per te udhetuar, dhe gjithashtu per te mesuar per kulturat e ndryshme dhe ishte ne fund te fundit arsyeja per te ndryshuar drejtimin e karrieres sime nga ajo akademike ne ate diplomatike. 

– Perse zgjodhet Shqiperine kur mund te aplikonit per nje post ne Ambasada Amerikane ne vende te tjera?

-Kam sherbyer ne sherbimin diplomatik amerikan per 12 vite.  Kam qene edhe ne vende te tjera. Ne kemi mundesine te shkojme edhe ne vende te tjera. Kam qene ne  Filipine e Bolivi dhe Spanje, per  3 vite. Me pas, u ktheva ne Uashington. Kur u shfaq mundesia per te ardhur ne Shqiperi, e zgjodha si alternativen time te pare.  Vertet doja te vija ketu. Thashe me vete: Kam vizituar shume vende ne Europe por kurre  kete pjese te saj. Nuk kisha qene kurre ne Ballkan. Vertet Shqiperia me magjepste sepse nuk dija shume per te. Kjo eshte pjesa qe me pelqen  ne karrieren time: mundesia per te mesuar diçka te re.  Isha vertet e kenaqur qe m’u ofrua nje pozicion i tille dhe qe te isha shefja e seksionit te çeshtjeve publike. Kisha degjuar fjale te mira per Ambasaden e SHBA ne Shqiperi dhe e dija qe do te ishte nje vend i mire per mua ne aspektin profesional.

 

– Kush kane qene pershtypjet e juaja te para nga Shqiperia? A kane ndryshuar ato sot, pothuajse nje vit qe nga mberritja juaj apo mbeten ashtu te pandryshueshme?

-Kam jetuar ne vende te ndryshme, keshtu qe kisha ne mendje nje lloj imazhi se si mund te ishte Shqiperia. Mendoja se e dija se si mund te ishte ne krahasim me shume vende te tjera. Pershtypja ime e pare ishte te shikoja nje vend qe i kishte ruajtur ende te forta rrenjet dhe trashegimine e saj kulturore. Ndjeva se kishte nje identitet te forte dhe kjo mendova ishte shume  e rendesishme. Por gjithashtu pashe se dukej si nje vend qe po modernizohej me hap te shpejte.  Ku te gjithe ishin me telefona celulare duke folur, te gjithe duke shetitur apo duke pire kafe. Me pelqeu fakti qe ishte nje vend mjaft social. Me kujton disi Spanjen ne kuptimin e karakterit mesdhetar.  Ishte diçka e kendshme. Keto jane disa nga gjerat qe mbaj mend kur erdha ne Shqiperi. Ne aspekte te tjera, mbaj mend se me kujtonte pak Bolivine apo Filipinet. Ndosha kjo ngjashmeri ka te beje pak me transportin publik  qe eshte pak kaotik, apo njerezit qe kalojne rrugen aty ku nuk ka vija te bardha.  Per keto lloj gjerash e kam fjalen.  Mendova, paska nje lloj tradite, zakone, mjaft interesante.  Megjithate, ketu mund te shikoni nje vend ku gjithmone ndodh diçka. Mund ta ndjesh energjine. Une e ndjej se ketu ka shume energji pozitive dhe me pelqen kjo gje. Nga ana tjeter, ka nje deshire per te qene pjese e Europes. Eshte e sigurte se shqiptaret po kerkojne per mundesira per te bere me shume. Ata shohin se çfare ka me tej.

– Çfare pelqeni me shume nga Shqiperia dhe njerezit e saj?

Siç e thashe, ajo ndjesia mesdhetare e Shqiperise, njerezit qe jane kaq te shoqerueshem dhe qe dalin me miqte dhe familjet e tyre.  Kjo eshte diçka qe eshte e rendesishme edhe per mua.  Gjithashtu ushqimi ketu eshte fantastik. Me pelqen shume. Kam patur rastin te udhetoj neper Shqiperi per arsye te punes. Kam pare disa nga bukurite e saj natyrale.  Mendoj se Shqiperia eshte si nje gur i çmuar i pazbuluar ne aspektin e bukurive natyrore.  Kam shume shprese per te ardhmen kur udhetoj neper Shqiperi. Mendoj se ka shume potenciale.

– Sa e veshtire eshte te pranohesh dhe te promovohesh ne Sherbimin Diplomatik Amerikan? A ben ndonje ndryshim nese jeni femer?

Nuk mendoj se ak rendesi ne kohen qe jetojme.  Grate ne cdo profesion kane bere shume perparime ne 30 vitet e fundit.  Kur une u pranova ne shkollen diplomatike shumica e kandidateve te pranuara ishin femra. Eshte e veshtire te futesh ne Sherbimin e Jashtem.  Duhet te kalosh disa provime me shkrim e goje dhe ka nje numer te kufizuar  njerezish qe kane fatin te punesohen nga ky Sherbim.  Eshte nje numer i vogel, rreth 8,000. Eshte shume konkuruese, e veshtire te behesh pjese e saj. Une zgjodha kete fushe ku punoj aktualisht, diplomacine publike. Per mua, ishte dega me interesante sepse ajo qe ne bejme eshte perqendrimi tek programet e shkembimeve kulturore e arsimore. Gjithashtu mbulojme median. Ne jemi ata qe koordinojme dhe punojme me median. Me pelqen kombinimi i te gjitha ketyre gjerave te ndryshme, gjetja e menyrave per t’i bere njerezit bashke, per shembull te besh bashke amerikane e qytetare te vendeve te tjera ne programe shkembimi, krijimi i programeve interesante kulturore dhe arsimore dhe patjeter perqendrimi tek çeshtjet e politikave nepermjet punes me median. Kjo ishte arsyeja perse zgjodha kete aspekt te veçante te punes ne sherbimin diplomatik.

Mendoj se grate po ecin perpara shume shpejt. Mund te shohim shume femra ne pozicione drejtuese ne Departamentin e Shtetit. Mendoj se tani, mundesite nuk jane aspak te kufizuara sepse je nje femer.  Ndjej se nuk ka kufizime ne kete aspekt.

Si e shikoni perfaqesimin me te madh te grave ne qeverine aktuale shqiptare?

Shikoj se Shqiperia eshte ne nje moment qe po i kushton rendesi pjesemarrjes se grave ne qeverisje. Mbaj mend se para nje viti kishte shume diskutime mbi kuoten gjinore, etj. Ka shume gra ne qeverine aktuale. Kjo eshte nje shenje pozitive. Nga sa kam folur me to, ato jane te gjitha te afta, teper inteligjente dhe njekohesisht edhe shembuj shume te mire per t’u ndjekur. Mendoj se ky trend do te vazhdoje per Shqiperine, sidomos brezi i ri. Duhet menduar per te ardhmen e Shqiperise. Shikoj rreth e rrotull shume gra ne universitete, gra te cilat po marrin pozicone drejtuese. Mendoj se edhe Shqiperia po ecen ne kete drejtim per te pasur nje perfaqesim me te madh te grave ne te gjitha fushat e shoqerise.

rudina h1

– Sa e veshtire eshte te punosh me median shqiptare ne krahasim me eksperiencat e juaja te meparshme?

Ne e vleresojme mbeshtetjen qe ne marrim ketu sepse, si te gjitha ambasadat e huaja ne vendin tuaj, Ambasada e SHBA ka nje maredhenie shume te mire me median.

Ne punojme ngushte me median dhe vleresojme kete lloj bashkerendimi dhe mebshtetje qe kemi kur organizojme evenimente publike ose kur leshojme njoftime per shtyp.  Kemi marredhenie te mira pune. Sipas pikepamjes sone, media eshte nje nga shtyllat e demokracise. Ne e shohim ate si diçka shume te rendesishme. Ja perse ne jemi gjithnje te hapur dhe te gatshem te flasim me median.  Mendoj se i vetmi ndryshim qe kam vene re ka te beje me periudhen kur punoja ne seksionin qe merret me çeshtjet e shtypit per Europen ne Departamentin e Shtetit. Merrja emaile dhe telefonata çdo dite nga gazetaret qe me benin pyetje. Mendova se kjo ishte gje e mire. Ndonjehere kishim koment, ndonjehere nuk kishimm, por ata gjithnje pyesnin  nese do te shkruanin nje histori apo do te raportonin lidhur me nje teme qe kishte lidhje me politikat tona. Keshtu une inkurajoj edhe gazetaret shqiptare qe te ndjekin te njejtat praktika, pra te kontaktojne ambasaden dhe te na pyesin per komente. Ne jemi te kenaqur ta bejme nje gje te tille. Ndoshta nuk do t’ju ofrojme gjithnje komente, por te pakten, ato duhet te fitojne zakonin e te pyeturit. Mendoj se kjo eshte nje praktike e mire per gazetaret qe te ruajne standartet profesionale. Ne padyshim e inkurajojme nje gje te tille dhe ne duam ta ndihmojme median ketu te zhvillohet dhe me tej. Siç e thashe, eshte nje pjese shume e rendesishme e çdo demokracie qe zhvillohet. 

-Pra, te japin informacion te sakte dhe te besueshem?

-Po, kete dua te them. Nese eshte dicka qe ka te beje me politikat amerikane, do te donim shume qe te na kontaktonin per komente.

–  Sipas mendimit tuaj, si mund te fuqizohen grate shqiptare me qellim marrjen e pozicioneve drejtuese ne media, qeveri e kudo tjeter?

Sektori i medias eshte shume konkurues dhe siç e dini, tregu eshte i lire dhe keshtu ka me shume sfida per te perballuar. Mendoj se femrat po i demonstrojne tashme vlerat e tyre. Sidomos shikuesit e televizioneve po e respektojne fort dhe po e identifikojne veten me shume femra te televizionit. Kjo eshte diçka e mire sepse krijohet nje lidhje me audiencen.  Sa i takon gazetarise se shkruar, ketu eshte vendi per te qene nje gazetar i mire, pavaresisht nese jeni femer apo mashkull. Po te jeni nje gazetar i mire dhe e beni punen si duhet, duhet te respektoheni si çdo njeri tjeter per punen qe beni.  Besoj se ketu nuk ka vend per anesi sa i takon gjinise. Por e kuptoj se ne televizion mund te kete standarte dhe perspektiva disi me ndryshe sepse eshte nje imazh qe ju shikoni, nje personalitet si dhe faktore te tjere. Ne Amerike, ne hasim te njejten gje. Ne kemi nje ekuilibrim te gazetareve femra te suksesshme ne televizion me gazetare meshkuj. Mendoj se secili ka personalitetin e vet. Shpesh femrat mund te sjellin nje perspektive ndryshe, gje qe mendoj se eshtediçka  pozitive. Por padyshim, ne gazetarine e shkruar, nuk duhet te kete ndonje ndryshim. Grate e bejne punen e tyre shume mire dhe mendoj se ato duhet te jene edhe me aktive. 

– Keni nje mesazh per gazetarine shqiptare?

-Gazetaria eshte nje kompnonent kyç i çdo demokracie te shendetshme, prandaj, siç e thashe nese gazetaret dhe media e permbushin siç duhet detyren e tyre, demokracia shqiptare mund te jete me e forte.