Vargjet e Naim Frasherit do te jene slogani i Shqiperise ne Euro 2016

“Ti Shqiperi me jep nder” eshte slogani qe do te perfaqesoje Kombetaren Kuqezi ne Europianin e Frances”.

Do te jete “Ti Shqiperi me jep nder”, vargjet e famshme te Naimit jane perzgjedhur si slogani qe do te shoqeroje kuqezinjte ne Euro 2016. Edhe pse ende nuk eshte plotesisht zyrtare, lajmi i dhene nga Presidenti i FSHF, Armand Duka e ka nje motiv, perveç faktit se ky slogan eshte konsideruar si me gjitheperfshiresi per Shqiperine dhe Shqiptaret ne Europianin e Frances, edhe rezultatet e votimit te hapur ne faqen zyrtare te UEFA-s ku jane ne gare tre slogane, pervec “Ti Shqiperi me jep nder”, si dhe “Fluturo Shqipe” e “O Sa Mire me qene shqiptar”, vargjet e Naimit duket se jane me te preferuara per tifozet shqiptare.

Rezultatet e Votimit ne faqen e UEFA-s do te behen te ditura vetem ne daten 2 Maj, shifra te sakta per momentin nuk ka por sipas te dhenave paraprake qe i jane furnizuar nga Qeveria Shqiptare e futbollit Federates Shqiptare te Futbollit flasin per kryesimin me diference te thelle te “Ti Shqiperi me jep nder”, ndaj 3 varianteve te tjera, aq sa duket e pamundur qe te kete nje permbysje te minutes se fundit. Keshtu sipas te gjitha gjasave ne autobuzin nepermjet te cilit do te kryhen levizjet e Kombetares Kuqezi do te jete pikerisht ky slogani qe do te jape imazhin me te qarte te krenarise kombetare shqiptare ne France dhe anembane botes.