Vazhdon ‘mallkimi’ i Anoeta. Barca nuk arrin te fitoje ne fushen e baskeve

Barcelona pesoi nje tjeter frenim ne “San Sebastian” perballe Real Sociedadit, qe konfirmohet si macja e zeze e blaugranave. Ekipi i Enriques barazoi 1-1 pas nje ndeshje ku vuajti shume per te marre ate pike, me Sociediadin qe madje pa t’i anullohej dhe nje gol i rregullt ne pjesen e dyte. Ashtu sic kishte ndodhur ne keto vitet e fundit, Barca e pati shume te veshtire te ishte padrone e fushes, me Sociedadin qe madje kaloi perpara me eillian Jose ne te 53-ten.

Ne disavantazh dhe ne gjendje te veshtire, Barca u mbeshtet te Mesi qe barazoi me Mesin 6 minuta me pas.

Gjithsesi vuajtjet e blaugranave nuk moren nje zgjidhje pasi deri ne fund rezultati nuk ndryshoi pavaresisht se Sociedadit u anullua dhe nje gol. Dy pike te lena qe rendojne akoma me shume pozitat e Barces ne javen e El Clasicos me Realin.

Atletico e Madridit rigjeti fitoren pas dy humbjeve radhazi ne La Liga duke fituar 0-3 ne Pamplona ndaj Osasunes, pas nje ndeshje jo dhe aq te thjeshte per ekipin e Simeones, qe eshte e vertete qe zgjidhi ndeshjen ne vetem 2 minuta, por kaloi disa veshtiresi perpara se te arrinte te goli. Ndaj Osasunes, ekipi i Simeones ishte shume prane disavantazhit qe ne fillimin e ndeshjes, por Oblak arriti te prese nje 11-metersh ne minuten e 14-te. Ky moment zgjoi los colchoneros, qe brenda pjeses se pare ne minutat 36-te dhe 37-te arriten te gjenin dy here rrugen e rrjetes, me Godin dhe Gameiron.

Nderkohe qe ne fundin e ndeshjes ishte Carrasco qe shenoi dhe golin e 3-te duke vulosur rezultatin perfundimtar per madrilenet.

Deportivo Alavesh surprizoi Vijarealin brenda ne Madrigal duke u konfirmuar si “Ndeshkuesja” e te medhenjve teksa triumfoi 0-2. Alavesh e zgjidhi mjaft shpejt ndeshjen, teksa shenoi qe ne minuten e 8-te me ane te Ibain, ndersa 9 minuta me pas ishte Camarasa qe dyfishoi shifrat duke i dhene nje sukses te rendesishem per mbijetesen miqve.