Vazhdon rrefimi i Alida Hisku: “Dritero Agolli kishte frike te me mbronte. Gjate arratisjes tentuan te me perdhunonin”

Lidhur me artikullin:

Rrefimi i Alida Hisku ka shkaktuar nje termet te vertete ne opinionin publik. Kengetarja, qe aktualisht jeton ne Gjermani, rrefeu per gazetaren Dhurata Hamzai te Shqiptarja.com se si ishte perdhunuar nga hetuesit e komunizmit.

Ne pjesen e dyte te intervistes, ajo thote se asnje artist nuk e mbrojti kur e burgosen.

Edhe Dritero Agolli, qe ishte kryetar i Lidhjes se Artisteve dhe Shkrimtareve nuk e mbrojti.

“Driteroi ka qene shume babaxhan, por edhe ai kishte frike. I largohej çdo bisede politike. Nuk donte te perfshihej, sepse edhe ai kishte problemet e veta. Por ai ishte babaxhan. Mos te mburret kot njeri se ka bere trimerira. Askujt nuk ia mbante ne ate kohe”.

Hisku thote se ia ka dale te ndertoje nje jete te re ne Gjermani.

E pyetur se ku e gjen kete force, ajo thote: “E gjej qe te harroj. Kam nje shtepi tani te madhe ne fshat ku punoj gjithe diten me biznesin tim te vogel dhe vete gjermanet me thone se ‘ku e gjen kete force, ti je nje meter e gjysme mbi toke’. Keshtu bejne humor disa nga mikeshat e mia”.

Hisku thote se u arratis nga Qafe Thana ne vitin 1990, bashke me dy djemte e saj, e ndare nga burri.

“Isha maskuar si nje grua e panjohur. Fshataret me ndihmuan pa e ditur se kush isha. Isha maskuar si nje grua e panjohur me shami ne koke, qe kishte mbetur me dy femijet e tonte te ikte. Une madje mora nje guxim te madh se ne rruge do te prisja ne autostop per te shkuar me tej. Kaluan dy maune te medha eksporti dhe une me ato ika”.

Ajo thote se shoferet tentuan ta perdhunojne.

“Ne mes te rruges se Beogradit, deshen te me perdhunonin. I tha njeri: Ti mbaj femijet ketu dhe une ta çoj kete ne maunen tjeter”. Une u zbrita nga makina dy shofereve te Durresit dhe qendrova ne te ftohte atje ne rruge me femijet perdore. Ata u kthyen dhe me moren. U erdhi keq… Kur mberrita, u dhashe dyqind dollaret qe u kisha premtuar per transportin dhe u thashe: Faleminderit pos mor harroni se keni shpetuar jeten e dy femijeve dhe te nje gruaje qe quhet Alida Hisku. Ata u turperuan se nuk me kishin njohur, ngaqe isha veshur si fshatare. Ja keshtu bejne shqiptaret”.

Ajo rrefen edhe si ka njohur te shoqin gjerman, qe vinte rregullisht ne hotel per te pire birre. Edhe ai ishte i divorcuar. Hisku thote se ia ka treguar te shoqit te gjitha peripecite e jetes.

Tani familja ka nje restorant ne fshat ne Gjermani.

“Aty gjermanet, pasi mesojne se kam qene artiste ne vendin tim, befasohen qe jam kaq e thjeshte atje me fshataret gjermane, qe hane nga duart e ‘shqiptares’”.