Vellezrit Seferi nuk ia dalin ne luften per titull

Lidhur me artikullin:

Nuri Seferi humbi me pike titullin europian ne versionin WBO ne peshen Cruiser. Ne ringun e Goetingen te Gjermanise, kampioni shqiptar nuk arriti te munde pas 12 raundesh turkun Firat Arslan, qe zhvilloi ndeshjen e tij te 48-te ne karriere, teksa numeronte 38 fitore. Ne nje sfide dukshem te ekuilibruar, ku ndoshta Seferi ishte dhe ai qe grushtoi me shume, gjyqtaret vendosen ne favor te Arslan. Gjithsesi Seferi zhvilloi nje ndeshje mjaft te bukur duke dhuruar emocione te shumta madje, qe nga momenti i kendimit te himnit te flamurit.

Ne momentin kur nisi boksimi, Seferi u perpoq te grushtonte kundershtarin te tij sidomos ne raundet e para ku nje seri goditjesh per pak sa nuk rrezuan ne tapet turkun, qe u shpetua nga gongu. Gjithsesi ne raundet e fundit, Arslan e ekuilibroi sifden dhe pas 12 raundeve ne kembe, gjyqtaret vendosen qe titullin vakant te kampionit te Europes ne peshen cruiser ta fitonte me pike, Firat Arslan.

Perpara Nuriut, u ngjit ne ring dhe vellai i tij Sefer Seferi qe u perball me boksierin me mjaft pervoje Manuel Charr per titullin e WBA International per peshat e renda. Seferi qe nuk kishte pesuar asnje humbje ne karriere u mund me pike nga ana e gjermanit pas nje beteje prej 10 raundesh. Gjithsesi Seferi arriti ta mbyllte ndeshjen ne kembe perballe ish-kundershtarit te Klitchkos, qe ne fund ne shenje repsketi dhe per miqte e tij shqiptare beri dhe simbolin e shqiponjes dy krenare duke mbajtur lart dhe flamurin kuqezi.