Vendet që duhet të vizitoni me patjetër në qytetin e Budvës

 

Plazhi më popullor në Malin e Zi është padyshim Riviera e Budvës. Në çdo periudhë të vitit ka shumë për të bërë dhe vizituar në vendpushimin më të famshëm bregdetar të Malit të Zi.

Budva ka shumë për të ofruar dhe gjithmonë e më shumë po rritet popullariteti i saj. Mbi gjysmë milion turistë e vizitojnë qytetin çdo vit. Sigurisht që ia vlen një udhëtim 2 ose 3 ditor në qoftë se jeni në Shqipëri.

Budva është e njohur për plazhet e saj ranore gjatë ditëve të nxehta të verës dhe për jetën e natës. Plazhi më i famshëm është në Beçiç, i cili është 2 km i gjatë. Bregdeti rreth Budvës është jo më pak se 21 kilometra i gjatë dhe ka rreth 17 plazhe fantastike.

Por Budva është edhe një qytet i lashtë, me histori dhe kulturë që daton rreth 2500 vjet më parë.

Dëshmitë arkeologjike tregojnë se Budva është një nga vendbanimet më të vjetra në Adriatik. Ajo është e banuar që në shekullin e 5-të para Krishtit. Kolonizimi grek i zonës filloi në shekullin e 4 para Krishtit dhe në shekullin e 2-të para Krishtit, kjo zonë ishte pjesë e Perandorisë Romake gjithnjë në zgjerim. Nëse dëshironi të vizitoni një muze në Budva, Muzeu Arkeologjik është një zgjedhje e shkëlqyer. Duke përfshirë tre kate, ky muze “ritregon” historinë e ndërlikuar të qytetit të Budvës në ekspozita të ndryshme.

Pesë kilometra në jug të Budvës qëndron Sveti Stefan. Ky qytet piktoresk është i vendosur në një gadishull dhe përmban ndërtesa të mbuluara me çati të shekullit të 15-të. I gjithë qyteti tani është një vendpushim luksoz, por ju mund ta admironi nga plazhi afër me të.

Për të gjithë ju që jeni duke menduar ta vizitoni Budvën, kompania shqiptare Intours Albania sjell oferta fantastike deri më 31 Mars. Për më shumë informacione, ju lutem klikoni KËTU.