Ventura fillon punen si trajner i Italise. Vezhgon Shqiperine ne Velodrome

Lidhur me artikullin:

Angazhimi i pare zyrtar i Giampiero Ventura-s si trajner i Kombetares italiane ishte vezhgimi i Shqiperise, ne ndeshjen ndaj Frances ne Velodrome.

Edhe pse prezantimi ne stolin e “te kalterve” do te zhvillohet me 18 Korrik, pasardhesi i Antonio Conte-s nisi menjehere nga puna, duke ndjekur ne aksion kuqezinjte e Gianni De Biasit, me dy skuadrat qe do te ndeshen ne Grupin G kualifikues te Boterorit 2018.

Sipas “La Gazzetta dello Sport”, i veshur me xhaketen e tij gri dhe kemishen blu, i shoqeruar nga bashkeshortja e re, Luciana, tekniku Ventura qendroi mes detit te kuq, te krijuar nga tifozeria shqiptare.

Arsyeja e prezences se tij ne stadiumin Velodrome te Marsejes lidhet me faktin se nder angazhimet e para ne krye te Italise do te jene pikerisht ne miqesore me Francen dhe kunder Shqiperise, ne duelin e 24 Marsit 2017.

Giampiero Ventura njohu nga afer tifozerine fantastike shqiptare ne mbeshtetje te skuadres dhe Kombetaren, qe me sakrifice dhe grinte mbetet nje kundershtar tejet i veshtire per skuadrat me te medha Europiane.

Ventura e ka te qarte tashme se per te fituar ne ndeshjen e peste te kualifikueseve te Boterorit 2018, perballe De Biasi-t qe ishte kandidat serioz per stolin e “te kalterve”, ne fushe duhet Italia me e mire