Ventura gjen justifikim. “Kam nje skuader te moshuar”

Giampiero Ventura me sa duket ka thumbuar paraardhesin e tij te Italia Antonio Conte. Ekipi i perzgjedhur per ndeshjet kunder Gjermanise dhe Lichtenstein perfshin nje numer te madh lojtaresh te rinj, teksa ka instruktuar edhe personelin e U21 per t’u stervitur me ekipin e pare, dhe Ventura deklaron se Conte duhet te kishte bere me shume per gjeneraten e re.

“Barzagli, Chiellini dhe Marchisio? Ka pasur shume largime te detyruara,” shprehet trajneri italian ne konferencen per shtyp.

“Mu dorezua nje ekip i zmadhuar, dhe tani dua te filloj te shtroj bazat per te ardhmen dhe te shohim se çfare do te ndodhe. E kam thene edhe me pare se ne Euro 2016 luajtem me ekipin me te vjeter te 150 viteve te fundit. Por gjerat po ndryshojne dhe ky eshte nje moment historik. Mbase nje vit me pare, Gagliardini nuk do ta kishte enderruar se do te ishte ne skuader, por ai e ka merituar me paraqitjen e tij ne fushe. Me lojtaret qe kam ne dispozicion, mendoj se skema jone mund te jete 4-2-4 ose 3-5-2.”