“Vera është e gjallë si Gruaja” – dialog me kimistin Rrahman Gjeta

 

*Shkruar nga Andi Bica, Beti Kumi

“Na ki nata ri sa kvil” – thotë Etrusku antik për verën, ose “Na mbaj natën të rinj si vera!”

Drita e përvojës në qarkun e Librazhdit në realizimin e verërave, po vijon mbi një traditë të kahmotshme ilire. Pranë parkut malor ndërshtetëror të Shebenik Jabllanicës, në kodrat e Karnavecit, në Qukës e Hotolisht vreshtat përbëjnë 45 % të sipërfaqes me drurë frutorë e 1 % të tokës së punuar. Enkelejtë e Librazhdit merren edhe me selitjen e hardhive në fenomenin e pjergullave mes mureve, tarracave e pemëve duke u mbështjellë e kacavjerrë hardhitë në gjëndje natyrale.

Varietet e verërave si Hungarezja “Tokaj” e mbërritur në 1976 -ën në Librazhd , Shesh i Zi e Shesh i Bardhë dhe Kabërneti janë si në shtëpinë e tyre në Kantinën ” Librazhdi” brenda buteve të shëndetshme ose si “gra shtatzëna” shprehet Kuteli në veprën e pasur letrare.

E veçanta e Kantinës, vera “Tokaj” me ngjyrë kashte të çelur e nuanca të jeshiles realizohet nga vreshti i kultivarit me të njëjtin emër, në vreshtat që seliten në trevën pjellore të zonës Karnavec Slatinë. Mushti i verës përftohet nga shtrydhja e lëngut e jo shtypja në presë e përmban 13 % alkool.

Bashkëudhëtarët në Enologji, kimistët Rrahman dhe Luljeta Gjeta, entuziastë për rikthimin e disa vlerave të paharruara nga profesionistët si aroma dhe shija e Kabërnetit dhe Tokajit, vlerësimeve të marra nga ekspertët në vitet ’60, ’70 e deri sot dëshmojnë se ruajtja e traditës edhe në verëtari është shenjë e identitetit kombëtar.

E reja sipas drejtuesit Gjeta qëndron edhe te krijimi i një etikete për varietetin “Shesh i Zi ” me një pikturë e cila ka pamje në miniaturë nga trualli i begatë dhe ndërtesa e të Kantinës ” Librazhdi”, vresht i edhe rritur në hapësirat e këtij cepi të Shqipërisë së Mesme e Juglindore. Përzierjet e formës së likernave nga e zonja krijuese e shtëpisë, Luljeta paskan një kombinim të mirë në vlerat e shëndetit duke e pasuruar pijen e rakisë me bimën mjekësore të Shafranit. Sivjet ka qënë një periudhë e vështirë prej lagështirave për vreshtarinë, por viti 2017 sjell për shijuesit e verës së Librazhdit në tryeza kualitetin e verës së kuqe me pako pesë litërshe me një çmim konkurues në raport me disa Kantina të cilat “bëjnë verë të mirë”.

Oborri i Kantinës se familjes Gjeta, me shtrirje prej mijëra metrash, fton në festat e Gushtit e vjeljeve të pritshme të Shtator, Tetorit vizitorët e një territori interesant në luginën e Shkumbinit ose lumit të Gjenezës. Vlerësimi si pjesë e UNESCO-s e një zone të Parkut shqiptaro maqedonas të Malit të Shebenikut po e rrit ardhjen e turistëve të natyrës së egër por të bukur. Rizgjimi shijes së verës dhe tharmimet e tjera , vendbanimi arkeologjik kodrinor i Selcës pak kilometra më tutje në Proptisht, si dhe lidhja me Elbasanin, Përrenjasin, Rrajcën, Ohrin, Strugën e Dibrën na parashtron një hartë turistike më intriguese për ta eksploruar arealin me disa pamje harmonike si fijet e kostumit popullor të Rrajcës.