“Veriu po udhëton drejt jugut të  Italisë” – Elisenko Suti, mrekullia shqiptare e Padre Pios

 

*Artikull nga Andi Bica, Beti Kumi

 
Mrekullitë e San Xhovani Rotondo në qytetin e Foggias ndodhin përditë për ata që shohin përmirësimet e shëndetit apo qetësinë e ekuilibrit ndërmjet shpirtit e trupit. Kjo klinikë mban emrin “Klinika e Ëngjëjve” sepse ka lindur për fëmijët të cilët erdhën kur ishte gjallë At Pio e tok me prindërit i kërkuan ndihmë Shenjtit që ishte i vjetër e i rënduar nga mosha. Empatia mes mjekëve e vizitorëve të shëndetit atje vjen natyrshëm si komunikim.

Një njeri i cili shtrohet te kjo klinikë kërkon vëmendje, mirsjellje e ndihmë të përditshme. Rezultatet kanë qenë pozitive, sepse klinika në thelbin e saj nuk ka përfitimin por lehtësimin e vuajtjeve mes shkencës e fesë. Shërbimet falas te “Klinika e Ëngjëjve” ndaj rehabilitimit të sëmundjeve të ndryshme prej disa vitesh thërrasin pelegrinë nga e gjithë bota.

Elisenko, edhe nëna ime Valdete Antoni, gazetare e njohur në Radio Tirana para shumë vitesh, në 1990, gjeti përkujdesjen e mjekëve profesionistë të spitalit të Barit. Ajo më vonë botoi një artikull mirënjohjeje ndaj personelit mjeksor të “Gazeta del Mezzogiorno” e Italisë duke rritur vlerat e bashkëkombasve dhe vëmendjen e autoriteteve për emigrantët shqiptarë të një prejardhjeje, race e kontinenti. Duket sikur koha ka ecur në kah tjetër, prandaj ndihma për shqiptarët mbetet e vijueshme nga humanizmi i spitaleve të Puglias deri te bashkëpunimi mes spitaleve private sot në Tiranën e mijëra emigrantëve italianë.

Çfarë inovacioni ka profesioni ?

Elisenko Suti: Lidhja me Shenjtin At Pio nisi para 9 vjetësh kur ai me lutje i kërkoi të punonte pranë Spitalit të San Xhovani Rotondos. Lutja nuk ju plotësua që në fillim kështu ai e largoi portretin e Shenjtit nga shtëpia por më vonë me mbarimin e studimeve duket se thirrja i mbërriti natyrshëm.

Një telefonatë erdhi me një ofertë konkrete pune si mjek fizioterapist nga etërit e Spitalit Shtëpia e Lehtësimit të vuajtjeve e me sa kuptova At Pio më donte te ky vend por jo ashtu si e kisha përfytyruar. Fati im ishte i shkruar e unë ndjej se e dashuroj punën që realizoj me njerëzit.

Padre Pio e realizoi  mrekullinë mbasi kaluan kohë nga lutja që Elisenko i pati drejtuar shenjtit franceskan. Kërkesa e punësimit i erdhi shumë vonë, kur ai e kishte larguar me mosbesim portretin e Ikonës tek i cili besonte, papritur i erdhi thirrja per punësim.

Kur mbaroi studimet e Universitetit Zonja e Këshillit të Mirë të Tiranës për degën e fizioterapisë e kualifikimin te La Sapienza të Romës ai tregon se i erdhi një thirrje telefonike nga San Xhovani Rotondo me një ofertë pune konkrete pranë klinikës më të re iniciativë e fretërve kapuçinë.

Elisenko me banim Kozenca të Kalabrisë, tanimë qëndron pranë pacientëve plot shpresë te një sallë palestre moderne e investuar mijëra euro me teknologji lehtësuese për vizitorët ku ofrohet falas çdo gjë.

Elisenko kur arritët realisht të ndërtonit një jetë dinjitoze pranë Italisë?

Elisenko Suti: Njerëzit me të cilët punoj kanë nevojë për potencialet tona të dijes e aftësive. Një ndër ëndrrat e mia është të realizoj lëndë mësimorë për studentët lidhur me profesionin.

Historia e ka fillimin kur daja im mbërriti në Itali dhe ishte viti 1999. Pastaj ai  i kërkoi babait ta merrte familjen tonë me vete. Kur erdhëm këtu u integruam shumë mirë. Po shkojnë 20 vjet që jetoj në Kozenca të Kalabrisë. Kam katër vjet që po punoj këtu në San Xhiovani Rotondo si fizioterapist e ndihem i motivuar.

Sipas Elisenkos një njeri ndihet mirë atje ku ka punën e vlerësohet. Ai ndihet i thirrur nga vendi i Shenjt, duke marrë satisfaksion për veprimtarinë e dobishme për të gjithë. Kjo nuk është thjesht një punë por është një mision për stafin mjekësor që jeton pranë pacientëve. Elisenko Suti, i riu tropojan me origjinë nga Nikaj Mërturi,  i realizuar në profesionin human të fizioterapeutit na tregon sot me buzëqeshje se dikur të gjithë italianët shkonin nga Jugu drejt Veriut ndërsa tani Veriu po udhëton drejt Jugut të Italisë me besim te shërimi. Sipas tij Bashkimi Europian po njeh dhe ndihmon jo vetëm klinikat publike por edhe private si ajo kushtuar Padre Pios. Tanimë një ndër ëndrrat e tij paralel me mësimdhënien para auditorit, është të dëshmojë me jetën e tij mrekullitë e Padre Pios me vepra, jo vetëm nëpërmjet fjalëve.