Vetedeklarimet sipas procedurave te reja tatimore do te jene pa ndeshkim

Ministria e Financave u ben thirrje bizneseve te shfrytezojne hapesiren, qe jep ligji i ri i procedurave tatimore, per te vetedeklaruar pa ndeshkim te gjithe mallin, qe kane pa fature neper inventaret e tyre.

Zevendesministrja Irena Beqiraj tha se, kjo e drejte i jep çdo biznesi mundesine, qe te nise nje kapitull te ri ne raport me ligjin.

“Kjo do t’i jape nje lehtesi shume te madhe biznesit te vogel, qe te ndahet nga e kaluara pa fature, si dhe te filloje me nje epoke te re, ku çdo lende te pare qe duhet ta bleje nga biznesi i madh, duhet ta bleje me fature. Kjo ndihmon nderkohe biznesin e vogel te justifikoje te gjithe mallin qe ka pas marre dhe do te bleje rishtazi, sigurisht me fature, por eshte shume e rendesishme edhe per biznesin e madh, sepse i ve te gjithe operatoret ne treg, perfshi prodhues dhe importues, ne kushte te barabarta”, tha Irena Beqiraj.

Ligji i ri i procedurave tatimore, qe hyri ne fuqi kete te enjte, ashperson fort masat ndeshkuese ndaj bizneseve, qe kryejne evazion fiskal. Zevendesministrja Beqiraj thote se, autoritetet nuk do te tolerojne askend, qofte bizneset e medha qe shesin pa fature tatimore, ashtu dhe ato te voglat qe blejne mall nga to pa kete dokument.

“Te gjitha ato biznese qe do te kene gjendje inventari pa fature, do te gjobiten dhe ne te njejten kohe do t’u konfiskohet malli. Nderkohe do te filloje procedure hetimore per te gjithe bizneset e medha, te te cilet keta te tjeret jane furnizuar pa fature”, tha me tej Irena Beqiraj.

Per te kufizuar shtigjet per evazion, ligji vendos edhe nje kushtezim tjeter, ate qe ndalon biznesin e madh te shese mall drejtperdrejt te konsumatori final me kupon tatimor.

“Deri me 31 mars te vitit 2016, e kemi vene kusht qe bizneset e medha te tregtia me shumice dhe prodhuesi, mund te shesin vetem 10% te xhiros tek individi, apo shitje me pakice. Pastaj nuk e kane me kete te drejte, vetem nese do te kene te gjithe kanalin e shperndarjes, pra do te kene edhe pikat e tyre te pakices”, deklaroi zv.ministrja e Financave, Beqiraj.

Bizneset, te cilat kapen me mall te padokumentar me fature tatimore, gjobiten nga 5 deri ne 10 milione leke dhe u sekuestrohet i gjithe malli. Ndersa per bizneset e medha, kur rasti perseritet, nis automatikisht hetimi penal.

/Top-Channel/