Vetem turizmi lokal mund ta zhvilloje Shqiperine rurale

Te gjithe e dime qe turizmi shqiptar eshte plot me probleme, te vogla e te medha, te thjeshta e te koklavitura, nga ato qe here mbeten pa zgjidhur per çeshtje vullneti e here per shkak te situatave te nderlikuara qe nuk zgjidhen me nje te rene te lapsit. Te gjithe e dime po ashtu qe megjithe veshtiresite, kurba e zhvillimit te turizmit ne vite ka njohur vetem rritje, si ne ekonomi ashtu edhe ne numer turistesh. Kjo e fundit sidomos ka nje kercim shifrash qe tani nuk mund te konsiderohen me edhe aq te parendesishme. Rritja e numrit te turisteve sidomos atyre te huaj, eshte nje dukuri qe nuk ka nevoje te shikohet ne statistika. Mjafton t`i hedhesh nje sy rrugeve te Shqiperise ne sezonin e veres, qe te kuptosh se turistet shetites, makinat-rulota, motoret, shpesh ne autokolone apo autobuset e shumte te tur-operatoreve shqiptare dhe atyre te huaj, jane nje dukuri e zakonshme qe nuk habit me askend.

Duke marre parasysh edhe problemet e medha e pavaresisht tyre, me gjithe kete fluks, tashme mund te flasim per turizem. E kur flasim per turizem, ka ardhur koha te flasim edhe per deget e tij. Kur flasim per turizem ne Shqiperi, argumenti drejtohet shpesh nga turizmi masiv i plazheve e me te drejte, se pavaresisht kaosit dhe informalitetit te larte, eshte dega e turizmit qe sjell me shume te ardhura ne ekonomine shqiptare. Edhe turizmi informal gjeneron te ardhura per shtresa te caktuara te popullsise, me punesimin masiv sezonal, i cili gjithashtu ndikon pozitivisht ne mireqenien e popullsise. Por a mjafton vetem turizmi masiv? Natyrisht qe jo.

Kjo fatmiresisht eshte kuptuar tashme dhe ka filluar te levrohet si perpjekje edhe aty ku mendohet se turizmi masiv eshte dominues. Le te marrim per shembull nje qytet si Durresi, qe ka edhe bregdetin me te populluar ne plazhet shqiptare. Nese mendoni se Durresi eshte vetem Vollga dhe Plazhi, e keni gabim. Hapesirat natyrore te Durresit, te cilat kane filluar te zbulohen relativisht vone, jane te pafundme ne krahasim me vijen e tij te populluar bregdetare. Plazhet e virgjera te vijes bregdetare veriore, perveç bukurise se pashoqe, rrethuar me kurora kodrash qe nuserojne ne kater stine te vitit, veshur me shkurre mesdhetare, fshehin ne brendesi te steres, fshatra te tera qe perveç durrsakeve, askush tjeter nuk e di se ekzistojne. Vetem zinxhiri i fshatrave te zones qe te çon drejt Gjirit te Lalzit, eshte nje xhevahir natyror qe perbehet nga emra te tille si Rrushkull, Hamallaj, Shetaj, Bize, Armath, Kuraten, Rade, etj.

Nderkohe, ne pjesen juglindore te qytetit, ndodhen fshatrat Romanat, Pjezes, Shesh, Arapaj, Shkallnur, te gjitha natyre e virgjer, shkelur vetem nga vendesit. Keto perla natyrore po rrisin brenda tyre ate qe sot ne gjuhen ekonomike e quajme agroturizem. Ferma me cikel te mbyllur prodhimi qe rrisin gjithçka vete, kantina me vreshtat e tyre qe kane ngritur struktura krejtesisht ne harmoni me natyren, komplekse turistike apo restorante qe anojne kah tradicionalja dhe natyralja, duke vene ne pune edhe ambientet natyrore perreth, jane vetem disa berthama te ketij turizmi te ri, i cili ne Durres premton shume.

Ne Rade AgriTurizem Huqi po zhvillon me sukses filozofine e ushqimit te vendit duke rritur vete produktet por edhe duke bashkepunuar me banoret e zones. Ne Eminas, Kantina Kokomani po rigjen traditen e veres edhe me rrushin e fshatit Shesh, nga ku ka origjinen edhe vera Shesh i Bardhe dhe i Zi, duke ndertuar nje strukture te mrekullueshme degustimi gjithashtu. Ne Shkallnur tek Kodra e Kuajve, perveç gatimeve fantastike mund te beni xhiro me kuaj rreth e qark zones se bukur, deri ne Liqenin e Manskurise. Keto jane vetem pak, nga ajo çfare po lind ne Durres, gje qe sjell nevojen e patjetersueshme te njohjes dhe shfrytezimit te ketij lloj turizmi, i cili mund te jete e ardhmja e te gjitha zonave te pazhvilluara rurale te Shqiperise.

Morem si shembull Durresin por keto berthama agroturistike kane filluar te lindin ne shume zona te Shqiperise. Agroturizmi, apo turizmi lokal, ka shume karakteristika pozitive, te cilat shkojne te gjitha ne te njejtin drejtim ne dobi te zhvillimit te ekonomise, duke shfrytezuar rruge ndertuese e riperteritese dhe jo duke perdorur menyra shkaterruese ne ambient apo ne shoqeri. Mendoni pak, nje strukture agroturistike ne nje zone te caktuar nuk eshte vetem nje biznes i thjeshte turistik por nje gjenerator qe prodhon energji per te gjithe zonen ku eshte vendosur. Ajo stimulon banoret e zones te mbjellin tokat e tyre, te prodhojne paster, te rrisin blegtori e produkte te shendetshme e te kultivojne a pyllezojne duke i bere keshtu nje sherbim te paçmuar edhe mjedisit e natyres. Njerezit qe kane emigruar ne vende te tjera prej vitesh apo qe kane levizur neper qytete te medha mund t`i rikthehen tokes qe edhe ajo prej vitesh ka mbetur djerre apo punohet vetem per pak buke te perditshme. Anila Kokomani thote se qe nga momenti kur Kantina Kokomani ka zene vend ne fshatin Eminas i Vogel, tokave te fshati u eshte rritur vlera. Çdo lloj forme e zhvillimit te turizmit lokal, eshte nje bekim per zhvillimin e jetes dhe rritjen e mireqenies ne zonat tona, fatkeqesisht te prapambetura rurale. Banoret e ketyre zonave duhet vetem ta kuptojne kete.

Shkruar nga Flora Xhemani Baba/TravelMagazine