Vettel humbet 5 pozicione ne start pasi ndryshon kambion e Ferrari

Lidhur me artikullin:

Nis ne malore gara austriake per Sebastian Vettel dhe Ferrarin. 4 here kampioni i botes do te humbase 5 pozicione ne nisje pasi eshte detyruar te ndryshoje kambion e njevendeshes se tij per shkak te problemeve te shfaqura ne garen e Bakut. Edhe pse nuk ka ende nje vendim zyrtar nga Ferrari, te gjitha gjasat jane qe gjermani te beje ndryshimin e nevojshem ne menyre qe gjate fundjaves te mos hase probleme me makinen e tij ne pisten austriake ku do te zhvillohet gara e 9 sezonale. Pas dy vendeve te dyta ne Kanada dhe Azerbajxhan, Vettel shpresonte qe te rivalizonte denjesisht me skuadren Mercedes ne ndalesen e radhes, por ndryshimi i kambios do ta detyroje te humbase 5 pozicione ne nisje, pavaresisht rezultatit ne provat zyrtare.

Tashme objektivi i ferraristit eshte regjistrimi i nje kohe sa me te mire dhe shpresa per te patur nje makine te barabarte me rivalet Hamilton-Rosberg te cilet vazhdojne te duelojne me njeri tjetrin per titullin boteror. “Po japim maksimumin. Nuk shikojme se çfare po bejne te tjeret por duhet te permiresohemi. Ne Austri disa karakteristika te pistes pershtaten me makinen tone dhe jam shume i sigurt se diferencat do te jene me te vogla se ne Baku. Mund te themi se kemi bere nje hap te madh perpara nese shikojme se si e nisem sezonin. Nuk kemi makinen me te mire ne keto momente por ne punojme qe te jemi me te miret”, thekson piloti gjerman.