"Vettel kritikohet pa te drejte"

Helmut Marko, nje nga keshilltaret kryesore te Red Bull, i cilesoi te padrejta dhe te ekzagjeruara kritikat e shumta ne adrese te Sebastian Vettel. Vec rivalitetit te Mercedes, 4 here kampioni i Formula 1 duhet te perballet kete sezon edhe me kritikat qe i vijne nga te kater anet, per vete faktin se gjermani ne luften brenda skuadres eshte lene pas edhe nga Ricciardo. Gjithsesi Vettel nuk eshte vetem, sepse ne krah, ne cdo moment i qendron ish piloti austriak. “Si fillim duhen kuptuar arsyet se perse dicka nuk funksionon. Vettel ka patur shume probleme me qendrueshmerine e makines, pa llogaritur edhe fatin qe ndikon ne rezultate. A eshte ai nje pilot me i dobet se nje vit me pare? Jo, nuk e besoj aspak dicka te tille”. Ndonese pa asnje fitore te vetme kete sezon, per Markon gjithcka eshte e mundur, kur thote se Vettel pas pushimeve do te jete edhe me i karikuar ne kerkim te suksesit. Ne lidhje me njevendeshen qe po projektohet per sezonin e ardhshem, austriaku konfirmoi se bashkepunimi mes Red Bull dhe Renault do te vazhdoje, edhe pse eshte perfolur per nje divorc mes paleve.