18/10/2014

Kategori: Lajme

Pamjet e plagosjes ne Tirane

Televizioni A 1 Report ka mundur te siguroje pamjet e atentatit te ndodhur mbreme ne Tirane ndaj 28 –vjeçarit Fatmir Kurti. Pamjet e siguruara nga kamerat e sigurise tregojne se si atentatori qellon plot 6 here mbi te riun, duke e plagosur rende, dhe me pas largohet ne kembe. I riu u qellua prane godines se jetimores “Zemra e nenes”, ku Kurti punonte si roje i objektit. Edhe pse ka marre dy plumba ne trup, nje ne shpatull dhe kembe, 28-vjeçari eshte ngritur serish ne kembe dhe ka kerkuar ndihme nga kalimtaret e rastit apo automjetet. Pas 5 minutash ka ardhur nje patrulle policie e cila ka dhene dhe ndihmen e pare. Ne baze te ketyre filmimeve policia ka arritur te identifikoje autori. Fatmir Kurti eshte roje i qendres Jetimore “Zemer Nene”, ndersa sipas bluzave te bardha ne spitalin e Traumes ai ka kaluar rrezikun per jeten.

184 views

Video Kategoria: Lajme

Faqe 10 nga 10« E para...678910