18/10/2014

Kategori: Teknologji

Fajin e ka Apple per problemet ekonomike te vendit

Kur fajesohesh per kollapsin ekonomik te te gjithe vendit, vertete qe je bere problem. Gjate nje interviste me CNBC te henen e kaluar (shikoni videon me poshte), Kryeministri i Finlandes, Alexander Stubb, drejtoi  gishtin tek Apple duke e fajesuar pjeserisht per problemet ekonomike me te fundit te vendit. "Ne kemi dy probleme industriale , dy kampionet tane te cilet kane rane. Nje ishte NOKIA.. dhe tjetri ka te beje me industrine e drurit dhe letres," Stubb tha ne kete interviste. Me pas ai vazhdoi te shpjegonte lidhjen surprize midis renies se dy industrive - qe sipas tij eshte Apple. "Pak paradoksale mund te imagjinohet, qe nje te thote se iPhone e zhyti Nokia-n dhe iPad  e zhyti industrine finlandeze te letres" Stubb tha. "Por ne do te bejme nje rikthim." Stubb vazhdoi duke nenvizuar se Nokia dhe industria e letres po punojne drejt nje rikthimi por deklaroi se vendi ka nevoje "per disa histori suksesi." Te premten e kaluar, Standard & Poor's e uli disa shkalle Finlanden ne klasifikimin e borxhit duke e kaluar nga AAA ne AA+ ne saje te shqetesimeve rreth potencialit te zhvillimit ekonomik te Finlandes. S&P citoi nje varg problemesh per ekonomine finlandeze perfshire "plakjen e popullsise", "tkurrjen e forces punetore" dhe "humbjen e pjeses se tregut boteror." Padyshim Apple nuk eshte pergjegjese per keto trende ne ekonomi por renia e gjiganteve te industrise - per shkak te Apple apo faktoreve te tjere, natyrshem nuk ndihmon ne zgjidhjen e ceshtjeve.

197 views

Video Kategoria: Teknologji

Faqe 3 nga 3123