07/02/2015

Kategori: Sport

Atletico kampion i vertet(Video)

  Atletico kampion i vertet Atletico Madrid edhe nje here ka vertetuar se jo rastesisht eshte kampion ne La Liga. Skuadra e Diego Simeones, i ka mbajtur mesim Real Madridit ne Vicente Calderon, duke e mposhtur me rezultat 4:0. Reali ne kete ndeshje hyri me disa mungesa te rendesishme ne mbrojtje, ndersa te Atletico, Torres e nisi ndeshjen nga bankina. Dy golat e pare te Atleticos erdhen ne fillim te pjeses se pare. Ishte Tiago qe ne minuten e 14’, shenoi golin e pare te ndeshjes, ndersa ne minuten e 18’, Niguez me nje gol te jashtezakonshem, dyfishoi epersine. Me kete rezultat edhe perfundoi pjesa e pare. Ne pjesen e dyte ishte perseri Atletico qe shenoi dy gola. Ishte lojtari me ne forme, francezi Griezmann, qe ne minuten e 67’, hipotekoi fitoren per skuadren e tij, ndersa Mario Mandzukic ne minuten e 89’, shenoi per poshterimin e Realit. Reali edhe pas kesaj humbje, mbetet lider me 54 pike, ndersa Atletico ne vendin e trete me 50 pike, 50 pike ka edhe Barcelona, qe renditet ne vendin e dyte dhe ka nje ndeshje me pak te luajtur Burimi:Indeksionline

119 views