10/02/2015

Kategori: Sport

Balotelli eshte heroi, Liverpooli mund Tottenhamin (Video)

Liverpoolit i ka takuar drama e Anfield Road. Skuadra e Brendan Rodgers, ka arritur ta mposht Tottenhamin 3:2, ndersa per here te pare ne aventuren ne Liverpool, Mario Balotelli behet hero, duke i sjelle tre pike te rendesishme skuadres se kuqe. Ishte Markovic qe ne minuten e 15’, shenoi golin e pare te ndeshjes, duke krijuar epersine per vendasit. Sulmuesi ne forme Harry Kane, barazoi ne 1:1 ne minuten e 26’. Ne pjesen e dyte, Steven Gerrard nga penalltia ktheu epersine per vendasit, duke shenuar ne minuten e 53’. Kjo feste nuk zgjati shume, pasi qe Dembele per te dyten here, ne minuten e 61’, barazoi ne 2:2. Dhe pas kesaj, erdhi koha e Mario Balotellit. Sulmuesi italian ne minuten e 83’, shenoi golin e trete dhe te fitores per Liverpoolin. Ky ishte goli i pare i Balotellit ne Premierlige me Liverpoolin. Liverpooli me kete fitore tani ka 42 pike, dhe renditet ne vendin e 7 Burimi:Indeksionline

151 views