06/06/2015

Kategori: Sport

Barcelona “pushton” Evropen ( Foto+video)

Barcelona eshte kampione e gares me te madhe evropiane, Liges se Kampioneve per kete sezonin 2014/2015. Katalanet e Luis Enrique, kane mposhtur ne finalen e Berlinit, ne Olympiastadion, Juventusin, me rezultat 1:3. Kampionet e Spanjes, ne pergjithesi, ishin me te mire se kampionet e Italise, duke i mundur si me raste konkrete, ashtu edhe me posedim. Barcelona me triumfin ne Ligen e Kampioneve, arrin Tripleten, duke u bere skuadra e pare, qe dy here fiton tre tituj brenda nje sezoni. Ate qe pak kush ka mundur ta mendoj, Barcelona e beri, duke shenuar njerin nder golat me te shpejt ne finale te Liges se Kampioneve, per te kaluar ne epersi qe ne minuten e 4’, duke shenuar me ane te mesfushorit kroat, Ivan Rakitic, qe e mori nje asistim nga Andres Iniesta. Barca, shume lehte ka mundur te shenoi edhe golin e dyte, kur Dani Alves provoi me koke, por Gianluigi Buffon, beri nje intervenim mahnites, duke treguar edhe nje here, se mbetet nder me te miret ne bote. Ne vazhdim te ndeshjes, Juventusi, nisi te atakoj porten e Ter Stegen, ndersa mundesi te mire pati Morata, kur tentoi te shenoi ne minuten e 24’, por goditja e tij, perfundoi jashte portes. Ne minutat e fundit te pjeses se pare, ishte Barcelona qe sulmonte porten e Buffonit, ku tentoi dy here me ane te Suarez, por Buffon, ishte ne detyre. Krejt ne fund te pjeses se pare, tentoi edhe Juventusi, me ane te Marchisios, por ne vend ishte Ter Stegen. Gjyqtaret nuk dhane asnje minute shtese ne pjesen e pare, pjese qe u dominua nga Barcelona, me 65 per qind te posedimit te topit. Edhe ne fillim te pjeses se dyte, Barcelona ishte afer te gjente golin, pas nje kundersulmi te shpejte te nisur, por veterani Buffon, tregoi se ishte ne detyre, duke bere nje intervenim te bukur. U deshte te pritej minuta e 55’, per te ardhur barazimi, kur Juventusi me ane te sulmuesit Morata, vuri baraspeshen. Ky ishte goli i 5 i Moratas ne Ligen e Kampioneve kete edicion. Pas golit te barazimit, Juventusi filloi t’i shpeshtonte sulmet ndaj portes se Barcelones, ndersa nje mundesi e mire ju tregua Carlos Tevezit, por goditja e tij, perfundoi mbi porte. Por, katalanet te udhehequr nga Lionel Messi, e rikthyen epersine. Argjentiasi, beri disa levizje te mira per t'ia leshuar nje goditje te forte Buffonit, qe nuk arriti te largoj mire topin, e kjo u shfrytezua nga Luis Suarez, qe ne minuten e 68’, shenoi per 1:2. Burimi: Indeksonline

346 views