21/04/2015

Kategori: Sport

Bayerni permbys Porton dhe kualifikohet ne gjysmefinale (VIDEO)

Bayern Munich ka arritur te permbys rezultatin kunder Portos dhe te kualifikohet ne gjysmefinale te Liges se Kampioneve. Bayern Munich e ka turperuar skuadren Portugeze Porto, te cilen e ka mposhtur me rezultat te larte 6:1 ne Allianz Arena. Bayerni eshte hakmarre per ate humbjen e para nje jave me rezultat 3:1, duke u kualifikuar keshtu ne gjysmefinale te Liges se kampioneve me rezultat te pergjithshem 7:4. Golat e Bayernit ne kete takim u shenuan nga Alcantara (14’), Boateng (21’), Lewandowski (27’ dhe 40’), Muller (36’) dhe Alonso (88’), ndersa golin e vetem per Porton e shenoi Martinez (73’). Bayern pas kesaj fitoreje kualifikohet ne gjysmefinale se bashku me Barcelonen qe eliminoi PSG’ne. Burimi: Gazeta Express

228 views