21/07/2015

Kategori: Sport

Boksieri i hekurt Shqiptar mposht Rusin dhe mbron titullin Kampion (Video)

Gjetan Keta mbrojti me sukses titullin Euroaziatik dhe te Paqesorit ne peshen e mesme te versionit WBC duke zhvilluar nje ndeshje te jashtezakonshme ne “Gerry Weber Stadion” te Halles, ku fitoi me k.o ne raundin e trete. Nje sukses, i arritur ashtu sic i ka hije dhe nofkes se tij, Mike i “Hekurt”, teksa zhvilloi nje duel ndaj rusit Kanbolatov, te cilin e dominoi nga fillimi deri ne fund duke e rrezuar plot 6 here ne tapet kundershtarin e tij, qe nuk humbiste prej plot 4 vjetesh ne ring. Ashtu siç ka bere gjithmone Gjetani u ngjit mbi ring me motive shqiptare, tinguj, qe i dhane frymezimin e duhur per ta nisur menjehere ne menyre agresive ndeshjen, aq sa ne raundin e pare e rrezoi dy here “knock down” kundershtarin e tij. Dhe ne raundin e dyte Keta, serish me nje seri kombinimesh me te majten dhe te djathten nuk e lejoi per asnje çast kundershtarin te mbushej me fryme duke mos i lejuar atij te shfrytezonte dhe ato 10 cenimetra gjatesi ne favor. Kanbolatov u rrezua dhe dy here te tjera ne tapet, por gjithsesi arriti ta mbylle raundin. Gongu nuk do ta shpetonte me rusin, pasi ne raundin e trete, Keta e beri serish kundershtarin e tij te ndjente eren e tapetit, perpara se ta rrezonte perfundimisht per fitoren e tij te 19-te ne karriere, e 16-te me k.o. Stafi i tij e ngriti mbi supe bashke me Gjerdanin e Arte, Gjetanin, ndersa vellai Ismaili, bashke me fanellen e Autochtonus, i qendronte ne krah i ndergjegjshem se per Gjetanin, tashme mund te kete ardhur momenti per te kerkuar “endrren” amerikane duke synuar ngjitjen ne ringun e me te medhenjve te boksit

539 views