04/12/2014

Kategori: Travel

Cfare eshte kjo? Njerez ne Hene?

Nje figure qe pretendohet te jete e njeriut duke ecur neper shkretetiren e Henes eshte kapur ne Google Earth tre muaj me pare, dhe ka zgjuar perseri dyshimet neper mediat boterore. Cfare eshte kjo krijese e cuditshme qe u pa ne Hene permes programit Google Earth? Ne nje video te publikuar ne YouTube me 18 korrik, hija e pazakonshme e nje figure te ngjajshme me ate te njeriut ishte gjetur rastesisht nga nje njeri i quajtur Jasenko. Ai ishte duke e shikuar siperfaqen e Henes permes programit te Google Earth, i cili mundeson qe te shikoni imazhe te siperfaqes se Henes. Vrojtimin e nje zone te shkrete te siperfaqes se Henes publikuesi ne YouTube me emrin 'wowforreeel' e afron shume afer, duke e rrethuar me pas hijen me nje rrumbullak te kuq - hije kjo qe duket si e nje njeriu, apo nje gjigandi disa metra te larte. Natyrisht, hija mund te shpjegohet ne shume menyra, vecanerisht si nje mashtrim i drites apo nje anomali e lenteve te kameres. Por, ne qofte se keto shpjegime jane te perjashtuara, kjo hije le ceshtjen hapur se cfare mund te jete, pasi qe hija duket se ka nje distance goxha te madhe nga siperfaqja e Henes.

463 views