18/10/2014

Kategori: Lajme

Dosja Top Sekret

Gjate kohes qe Banka e Shqiperise u perfshi ne skandalin e vjedhjes se thesarit, arrestimin e ish-guvernatorit Fullani dhe zhvillime te tjera qe e pasuan, nga Banka Qendrore eshte nxjerre informacion i klasifikuar. Ne fakt ky konstatim erdhi me heret ne formen e akuzes, nga ish-kryeministri Sali Berisha i cili tha se anetarja e Keshillit Mbikeqyres te Bankes se Shqiperise, Ermelinda Meksi, kishte sjelle ne parlament dosjen top sekrete te bankes qendrore. Por kete radhe, eshte vete Banka e Shqiperise qe zyrtarisht thote se nga institucioni me i larte financiar ne vend ka rrjedhur informacioni i klasifikuar. Ky fakt eshte bere publik ne deklaraten e publikuar ne faqen zyrtare te Bankes se Shqiperise, pas mbledhjes qe Keshilli Mbikeqyres zhvilloi te merkuren nen drejtimin e guvernatores ne detyre, Elisabeta Gjoni. “Keshilli Mbikeqyres i Bankes se Shqiperise u njoh dhe vleresoi masat e marra nga Banka e Shqiperise per ecurine normale te veprimtarise operacionale te emisionit monetar dhe garantimin e sigurise fizike te vlerave monetare. Banka e Shqiperise siguroi se ka nen kontroll ruajtjen dhe sigurine e vlerave monetare, perfshire dhe ambientet ku ato magazinohen. Zhvillimi i ngjarjeve te fundit ka sjelle rrjedhje te informacionit te klasifikuar te niveleve te ndryshme sipas percaktimeve ligjore, por Banka e Shqiperise ka marre dhe po ndermerr masa per garantimin dhe forcimin e elementeve te sigurise”, thuhet ne deklaraten per shtyp te Keshillit Mbikeqyres te Bankes se Shqiperise. Ne mbledhje e djeshme, Banka e Shqiperise vendosi te mbaje te pandryshuar normen baze te interesit te lekut ne 2.5 %. Sakaq, akuzat e bera diten e sotme nga ish-Kryeministri Sali Berisha ndaj anetares se Keshillit Mbikeqyres se BSh, kane sjelle reagimin e menjehershem te Ermelinda Meksit. Berisha akuzon anetaren e Keshillit Mbikeqyres te Bankes se Shqiperise, Ermelinda Meksi se i ka dhene Parlamentit dosjen me sekretet e institucionin me te larte financiar ne vend. Berisha: Meksi ia ka dorezuar Rames dosjen sekrete te Bankes Pasi Keshilli Mbikqyres ka bere zyrtar faktin se ne Banken e Shqiperise ka patur rrjedhje te informacionit te klasifikuar, ka reaguar ne Facebook ish-Kryeministri Sali Berisha. Sali Berisha ka hedhur akuza ndaj antares se Keshillit Mbikeqyres te Bankes se Shqiperise Ermelinda Meksi, se ajo ka dorezuar tek mazhoranca, ose siç i cileson Berisha, tek kriminelet qe vodhen serverin e tatimeve, dosjen top sekret te Bankes se Shtetit. “Banka e Shtetit pohoi se eshte vjedhur dosja "top sekret" e saj, qe ka kodet, çelesat, hyrjet sekrete ne kasafortat e bizhuve, te floririt dhe diamanteve, monedhave, lingotave te floririt dhe kartmonedhave te vendit. Pak kohe me pare njoftuam se Ermelinda Meksi ka dorezuar vjedhtas, krimineleve qe vodhen serverin e 20 mije deklaratave te tatimeve, ne Parlament dhe u mohua me shpifje te ulta. Pse u vodh dosja dhe u dorezua ne Parlament, vetkuptohet”, -shkruan Berisha ne rrjetin social Facebook.

296 views