18/10/2014

Kategori: Lajme

Ekzekutohet shqiptari ne Milano

Mediat italiane kane publikuar videon e kamerave te sigurise, ku duket qarte shqiptari Kastriot Zhupa qe ekzekuton me gjakftohtesi dy persona (nje shqiptar dhe nje maroken) dhe ndjek per te vrare nje te trete (kusheririn e shqiptarit). Ngjarja e rende ndodhi te enjten e kaluar ne Milano te Italise. Zhupa dyshohet edhe per ngjarje te tjera kriminale ne Itali, ndersa ishte shpallur ne kerkim nga autoritetet shqiptare per nje vrasje te trefishte te ndodhur ne vitin 2012 ne Lezhe. Ne video duket qarte kercenimi dhe me pas ndjekja e viktimave nga ana e shqiptarit Kastriot Zhuba, i arrestuar tashme nga policia italiane per vrasjen e Arben Kthelles dhe muratorit maroken Ibrahim Sharara, ndersa ka arritur te shpetoje shqiptari tjeter Mondi Kthella. Shenon ora 9 e mbremjes dhe Zhuba duket qarte ne video, perballe nje lokali, nderkohe qe kercenon viktimat e tij me nje levizje te dores, te tipit: “Prisni, do te kthehem”. Ndersa situata perballe lokalit duket e qete, fotogramet e tjera demonstrojne se si Zhuba ka ndjekur per nje distance te gjate shqiptarin Mondi Kthella drejt nje parku, ku ky i fundit ka shpetuar duke u fshehur nga erresira e nates dhe bimesia perreth. Ndjekja e tipit “Far West” ka ndodhur ne afersi te nje parku ne rrugen “Longoni”, ku Mondi Kthella, siç shihet dhe ne video, ka mundur te shpetoje nga vrasesi dhe pse ndiqej me vrap nga nje distance teper e afert. Ajo qe godet, me sy te lire, eshte qetesia me te cilen Zhuba, pasi nuk arriti dot te gjeje Mondi Kthellen, kthehet te perfundoje me gjakftohtesi ekzekutimin e kusheririt, Arben Kthella. Kastriot Zhuba, i arrestuar per vrasjen e 2-fishte qe tronditi Italine pak dite me pare, eshte autor i nje ekzekutimi te 3-fishte me kallashnikov te ndodhur me 24 shtator te vitit 2012 ne Shqiperi. Zhuba ekzekutoi me arme fqinjin se bashku me prinderit ne nje fshat te Lezhes. Sakaq, shtetasi maroken Ibrahim Sharara nje viktimat e te shtenave ne Milano, ishte vetem nje kalimtar, i cili u perpoq te bente rezistence teksa i vidhej makina. Ai nuk kishte asnje lidhje me shqiptaret Arben dhe Mondi Kthella. Ende nuk ka te dhena per motivet e kesaj ngjarje te rende, nuk dihen lidhjet mes autorit Zhuba dhe dy kusherinjve Kthella, njeri prej te cileve mbeti i vrare.

411 views