22/03/2015

Kategori: Sport

El Clasico eshte e Barcelones (Video)

Barcelona ka arritur ta fitoje derbin e madh te javes ne Evrope, duke mposhtur ne Camp Nou rivalin e perbetuar Real Madridin, me rezultat 2:1. El Clasicot si ndeshje njihen per emocionet qe dhurojne, e keto emocione nuk munguan as sonte. Angazhim, raste, shtyrje, karton dhe gola te bukur, u pane ne sfiden e vitit ne Camp Nou, para 98 mije tifozeve. Skuadra e Luis Enriques e gjeti e para golin, duke shenuar ne minuten e 19’ nepermjet mbrojtesit Jeremy Mathieu, qe shenoi me koke. Ishte lojtari me i mire i botes, Cristiano Ronaldo, qe rikthej baraspeshen, duke barazuar ne 1:1 ne minuten e 31’. Me rezultat 1:1, perfundoi pjesa e pare. Ne minutat e pare te pjeses se dyte, Barcelona riktheje perseri epersine. Ishte Luis Suarez qe ne minuten e 56’, shenoi per 2:1, gol qe ne fund te ndeshjes, doli te jete vendimtar, pasi qe ne vazhdim te ndeshjes, perkunder tentativave te shumta, gola te tjere ne pati. Barca me kete fitore tani ka 68 pike, kater me shume se Reali qe pozicionohet ne vendin e dyte. Burimi: Indeksionline

210 views