18/02/2015

Kategori: Lajme

Elbasan, debitoreve te Ujesjellesit u merren parate me police

Ndermarrja e Ujesjelles Kanalizimeve ne qytetin e Elbasanit e ndihmuar edhe nga Policia e Shtetit ka ndermarre nje aksion per nderprerjen e ujit te pijshem debitoreve. Aksioni eshte perqendruar ne lagjen “Skenderbej”, nje lagje me 3 mije banore, 60% e te cileve rezultojne debitore prej me shume se 15 vjet. Vete banoret pranojne se nuk kane paguar asnjehere ujin e pijshem por sipas tyre kjo ka ndodhur per shkak te pamundesise ekonomike. Perkunder pretendimit te banoreve se uji vjen rralle dhe i ndotur, perfaqesuesit e kesaj ndermarrje sqarojne se kjo zone furnizohet me orare te caktuara si i gjithe qyteti ndersa nderhyrjet e shumta te vete banoreve ne rrjet shkaktojne ndotje. Ndermarrja e Ujesjelles-Kanalizimeve ne Elbasan ka nje debi per te mbledhur qe arrin ne 4 miliarde leke te vjetra. / Top Channel

248 views